‘Së shpejti’/ Rama prezanton ambientin e ri të fushatës: Aty ku do të sigurojmë dhe fitoren e 10-të! Flet dhe për krimet e pandëshkuara nga drejtësia

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetin e tij në Facebook, pamjet nga ambienti i ri ku pritet të prezantojë programin dhe arritjet, sipas tij të qeverisë. Fillimisht Rama komunikon me hartuesit e ambientit nga distanca dhe kërkon të vendosen disa detaje në monitore.

Rama: Kjo anija kozmike e Covidi-t, kishte një fillim 30 sekonda të asaj kohe katër vjet më përpara kur morëm rrugën për fitoren e 8-të. Është shumë më mirë se sa të mbledhim gjithë njerëzit të vinë në një sallë të madhe. Bëjmë këtu këtë dhe pastaj ndajmë këto kapitujt e programit në territor. Duhet dhe një qartësi e siglës.

Në një moment Rama ndalet tek sektori i energjisë, ku tregon të dhënat dhe sipas tij diferencën e prodhimit të energjisë përpara dhe pas 2013. Kreu qeverisë sjellë në vëmendje rastin e një kompanie në kohën e qeverisë Berisha, që sipas Ramës bëri një skemë për të vjedhur TVSH-në nëpërmjet pagesës së energjisë. Kryeministri tha se ky krim ka mbetur pa u ndëshkuar si disa të tjerë që janë të mëdhenj sipas tij. Duket se Kryeministri nënkupton ngjarjen e 21 Janarit dhe ‘Gërdecit’ që prej kohësh kërkon nga gjykatat dhe prokurori të ndëshkojnë fajtorët që dhanë urdhrat.

Rama:I janë dhënë 4 kapacitet tona prodhuese një privati në 2013 për të vjedhur nga TVSH, krim vepër kriminale por e pa hetuar, si shumë të tjera, që janë të mëdha po të mëdha fare dhe të pandëshkuara.

H.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Masakra e Gërdecit/ Beqiri: E lënë në heshtje, vrasja e Kosta Trebickës s’ishte aksidentale, e vrau Berisha! Një prokurore brenda SPAK i jep informacione Këlliçit

Masakra e Gërdecit/ Beqiri: E lënë në heshtje, vrasja e Kosta Trebickës s’ishte aksidentale, e vrau Berisha! Një prokurore brenda SPAK i jep informacione Këlliçit