Argumentet e presidencës për çështjen Balluku i qëndrojnë pikave se pezullimi i saj nga detyra ka të bëjë me marrëdhënien ndërmjet tre pushteteve dhe jo me ankim individual. Sipas vlerësimit të parashtruar nga drejtorja e përgjithshme, Erjola Shia, Këshillit të Ministrave i është pezulluar detyra në një nga veprimtaritë e tij dhe në vendimmarrje.

Argumenti vijon se ministri s’mund të propozojë projekt akte para Këshillit të Ministrave dhe kryeministri propozon vetëm akte që s’i përkasin fushës së asnjë ministri tjetër. Përfaqësuesja përmbylli se GJKKO nuk mund të pezullojë një ministër në mënyrë të njëanshme.

“GJKKO dhe SPAK pretendojnë se kjo është një kërkesë që nuk mund të ngrihet pasi nuk janë shteruar të gjitha shkallët e gjykimit për masën e sigurimit. Mungon legjitimiteti i kërkuesit pasi nuk ka interes personal të Këshillit të Ministrave dhe kryeministrit. Këshilli i Ministrave dhe kryeministri nuk janë palë në gjykimin penal të masës së sigurimit dhe nuk mund të ankohen për të.

Ky nuk është një ankim kushtetues individual. Kërkimet dhe shkaqet që ngrihen në kërkesë nuk kanë të bëjnë as me nevojën e  sigruimit të të pandehurit, as me objektin e procedimit penale, as me të drejtat themelore të të pandehurit në procesin penal. Kërkimet kanë të bëjnë me marrëdhënien ndërmjet 3 pushteteve. A ka të drejtë gjykata penale të pezullojë nga detyra një ministër, njësoj siç mund të pezullojë çdo zyrtar tjetër të pushtetit ekzekutiv?

Ne vlerësojmë se jo, megjithatë argumentat i përkasin themelit të çështjes. Për legjitiminin sqarojmë se Këshilli i Ministrave vjen në këtë gjykim si organ të cilit i është pezulluar veprimtaria në një prej fushave të përgjegjësisë shtetërore, fusha e infrastrukturës dhe energjisë. GJKKO duke pezulluar ministrin nga detyra, ka pezulluar jo vetëm vendimmarrjen e ministrit brenda ministrisë përkatëse, por edhe vendimmarrjen e Këshillit të Ministrave në atë fushë sepse ministri nuk mund të propozojë asnjë projekt në kompetencë të tij. Prokuroria e Posaçme pretendon se aktet nuk propozon dot më ministri, tashmë mund ti propozojë kryeministri. Ky argument nuk qëndron sepse kryeministri propozon vetëm akte që nuk i përkasin fushës së asnjë ministrie tjetër dhe që i janë dhënë atij shprehimisht si detyra me ligj të posaçcëm. Kryeministri legjitimohet si organi që po vendoset në kushte që e detyojnë të zëvendësojë një anëtar të qeverisë. Pezullimi e detyron kryeministrin që të propozojë shkarkimin dhe emërimin e një ministri të ri në mënyrë që të vijojë funksionimi normal i ministrisë përkatëse dhe që të merren vendime nga Këshilli i Ministrave. Nuk mund të mohohet se masa e sigurimit penal sjell pasoja në veprimtarinë e Këshillit të Ministrave dhe kryeministrit. Nëse këto pasoja janë të lejueshme nga kushtetuta ose jo, por nuk mund të mohohet interesi konkret kushtetues për vënien në lëvizje. Nuk ka asnjë rëndësi fakti që Këshilli i Ministrave dhe ministri nuk janë palë sepse legjitimiteti kushtetues buron nga pasoja që sjell masa e sigurimit te veprimtaria e këshillit të ministrave dhe kryeministrit.  

Sa i përket pretendimit se duhet të shterojnë shkallët e gjykimit për masën e sigurimit, kjo vlen vetëm për ankimin individual, ndërsa është çështje tjetër ankimi që bën Këshilli i Ministrave dhe kryeministri për kompetencat që u cenohen nga kjo masë. Për këtë nuk ka asnjë detyrim për t’iu drejtuar shkallëve të tjera të kompetencës. Ka pretenduar se është vetë gjykata penale që vlerëson kufijtë e juridiksionit dhe kompetencës së saj. Këshilli i Minstrave dhe kryeministri nuk ka asnjë autoritet penal për t'ia parashtruar gjykatës penale sepse nuk janë palë në procesin e masës së sigurimit. Mjeti vetëm procedural në dispozicion është ankimi kushtetues për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet pushteteve. Ashtu si kuvendi nuk ka detyrë që të presë ankimin individual, edhe Këshilli i Ministrave nuk ka asnë detyrë. Çdo pretendim është alogjik. Pushteti gjyqësor nuk ka të drejtë që në mënyrë të njëanshme të shkaktojë pezullimin e një dege të ekzekutivit. Nuk mund ta vendosë masën e sigurimit në mënyrë të njëanshme”, tha Shia.

 

 


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Rasti ‘Balluku’, GJKKO nuk dërgon përfaqësues në Kushtetuese! Qeveria: Ministri gëzon imunitetin e deputetit, s'mund të pezullohet nga detyra pa autorizim nga Kuvendi