Më 1 shtator do të mbahet seanca në KPK ndaj prokurorit të Tiranës, Bajram Breçani. Në orën 10:00 do t’i nënshtrohet procesit të vettingut ndërsa trupa gjykuese përbëhet nga Etleda Çiftja, Pamela Qirko, Roland Ilia.
Seanca ishte parashikuar të mbahej që në korrik, por u shty pasi avokati i Brecanit kërkoi kohë për tu njohur me materialet.
Breçani e ka filluar karrierën në vitin 2013 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë. Një vit më vonë ai është transferuar në Prokurorinë e Elbasanit, ku ka shërbyer deri në vitin 2016, përpara se të transferohej në Tiranë.

Ndërkohë kanë mbetur pa kaluar në filtër afro 250 prokurorë të prokurorive të Shkallës së Parë dhe Apelit.
/Shqiptarja.comKomente


obobo kush e paska rradhen per veting. ky me siguri do te konfirmohet ne detyre
Përgjigju