Shqipëria ka vetëm 15% të legjislacionit të transportit në përputhje të plotë me BE, 40% vetëm pjesërisht, ndërsa 45% mbetet pa progres. Ky është konkluzioni i raportit për 2025-ën, për transportin rrugor, hekurudhor, ajrorë dhe detar, i Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit.

“Shqipëria është transpozuar plotësisht 15%, pjesërisht 40% dhe ende 45% pritet që të transpozohet. Sa më shpejt që të transpazohet i gjithë legjislacioni i BE-së edhe të zbatohet në terren, aq më mirë do të jetë. Dhe prandaj ne vërtetë po punojmë krah për krahë, së bashku me autoritetet këtu për të arritur këto gjëra”, tha Matej Zakonjšek, drejtor i Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit.

Në Komisionin e Burimeve Natyrore, drejtori Matej Zakonjšek theksoi se e ardhmja është transporti i gjelbër apo hekurudhat, aspekt në të cilin Shqipëria është dobët.

“Në hekurudhë ne shikojmë që Shqipëria në fakt po bë në përmirësim të 200 km dhe pothuajse 200 km të tjera po përgatiten për t'u rregulluar. Fokusi është tek korridori i tetë, Durrës, Shkodra, Vlora e kështu me radhë, Pogradec e tjerë. Pra kjo është diçka që vërtetë ne duam të shikojmë jo vetëm progres, por gjithashtu edhe plotësim, realizimin e këtyre projekteve dhe sigurisht Durrës-Tiranë si edhe lidhja me aeroportin e Rinasit. Kur vjen puna për kushtet e infrastrukturës në hekurudhë, ju do të shikoni se kjo është situata aktuale me të kuqe është çdo gjë një gjë që tregon që janë kushte shumë të dobëta, shumë të këqija dhe prandaj fokusi në këtë periudhë është tek investimet në hekurudhë”, thotë Zakonjšek.

Për të përparuar sugjerohet që qeveria të caktojë prioritete, pasi paratë thotë Zakonjšek nuk do të mjaftojnë kurrë për të mbyllur projektet infrastrukturore.

“Paratë publike nuk janë të mjaftueshme, kjo është e qartë, dhe prandaj një strategji i qartë dhe një kuptim i qartë i prioritizimit, por gjithashtu se çfarë mund dhe duhet të financohet nga fondet publike dhe pastaj nga fondet private ose nëse duhet të ketë një përzierje midis fondeve publike dhe atyre private është një diskutim thelbësor në çdo vend”, tha Zakonjšek.

Sa i takon mbështetjes financiare të BE-së, ajo është prezente por për këtë duhen bërë disa detyra, për të mbrojtur fondet.

“BE-ja është në fakt investitori më i madh kur vjen puna për transportin në rajon dhe mendohet se kjo gjë do të vazhdohet, por duhet të sigurohemi që projektet të cilat aplikohen të jenë të maturuara shumë punë mund të jetë bërë dhe që është shumë e rëndësishme edhe kur aplikohet për këto projekte. Pra, të ndjekësh parat duke parë se ku këto fonde kanë shkuar në periudhën e fundit. Është shumë e qartë që transporti do të qëndrojë në prioritet edhe për vitet e ardhshme gjithashtu”, pohon ai.

Kurse tek transporti rrugor sfidë është siguria, dhe ulja e fataliteteve nga aksidentet.

“Përqindjet e vdekjeve për milion banorë janë shumë më të larta sesa mesatarja në Bashkimin Evropian që është 44, dhe sigurisht që qëllimi ynë kryesor këtu apo vizioni i përbashkët që kemi është që këto numra të ulen. Rekomandimi specifik është që të miratohet drafti i strategjisë për sigurinë rrugore. Gjithashtu të krijohet të ngrihet agjencia e sigurisë së trafikut rrugor dhe kjo është një qasje testuar në fakt se si të ulen fatalitetet dhe vdekjet në rrugë”, thekson ai.

Shqipëria thotë drejtori i Sekretariatit ka bërë përparim në transportit rrugor, por ende ka shumë punë përpara për të mbyllur korridoret pjesë të TEN-T, si korridori VIII apo ai Adriatiko-Jonian.