Sekretet e 'bankierit botëror', ja pse të pasurit i depozitojnë paratë e tyre në bankat zvicerane
Banka Kombëtare e Zvicrës
Zvicra është e njohur si një nga vendet me ekonominë më konkurruese në botë, kjo falë sektorit të saj të lulëzuar të shërbimit, e veçanërisht atij financiar. Por çfarë e bën këtë vend qendrën e grumbullimit të thesareve të botës?
Nuk është rastësi që persona të pasur në mbarë botë, i besojnë bankave zvicerane ruajtjen e parave të tyre.Bankat në Zvicër janë të njohura për nivelin e lartë të sigurisësë.
Persona të kamur nga e gjithë bota depozitojnë shuma marramendëse në llogaritë e tyre bankare të hapura në bankat zvicerane, kjo për faktin se Zvicra njihet për stabilitetin, qëndrueshmërinë dhe sigurinë ekonomike, ndaj dhe konsiderohen si një vend i besueshëm për të ruajtur pasurinë.
Historia e bankave zvicerane lidhet me disa faktorë si neutraliteti, sovranitetin kombëtar, sistemi teknologjik dhe zhvillimor të cilët kanë favorizuar një mjedis te qëndrueshëm e te sigurt, ku sektori bankar ka mundur te lulëzojë.
Aktualisht një e treta e gjithë fondeve qe mbahen jashtë shtetit nga vendet e huaja, ruhen ne Zvicër. Zviceranët kanë kohë që i mbajnë të sigurta paratë e të famshmëve, aktorëve, politikanëve apo biznesmenëve dhe bankat zvicerane janë shumë të njohura në këtë drejtim.
Pikërisht këtu bëhet ndarja dhe dallimi i madh i bankave zvicerane me vendet e tjera të botës, Zvicra ka rritur masat e saj të sigurisë dhe ka futur shumë sisteme teknologjike të cilat e bëjnë të pamundur qasjen në identitetin e klientëve, me përjashtim të një numri të kufizuar personash.
Në këtë mënyrë bankat realizojnë qëllimin e tyre duke ruajtur njëkohësisht paratë dhe identitetin e klientëve dhe depozituesve.
Ndonëse do të ishte e gabuar të thuhet se bankat zvicerane janë ende po aq të besueshme sa kanë qenë më parë, ato janë ende shumë të besuara për privatësinë dhe mbrojtjen e aseteve
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
6.9%
-
Pak
10.3%
-
Aspak
82.8%
Vota total: 29
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOLAJM/ Aleks Soros takohet me kryeministrin Rama në Davos: Shqipëria e para nga të gjitha
23 Janar, 18:42
-
'Një fundjavë 5 mijë paund', eskorta rrëfen çfarë ndodh pas dyerve të Forumit në Davos
23 Janar, 12:33
-
Kërkon heqjen e sekuestros për pronat dhe llogaritë bankare, Gjykata Kushtetuese seancë më 18 shkurt për Arben Ahmetajn
23 Janar, 09:19
-
Rama në Forumin e Davosit: Turizmi, kali ynë i betejës! Po angazhojmë arkitektë nga mbarë bota, këtu do ketë projekte që nuk i gjen në rajonin tonë
22 Janar, 14:57
-
Davos/ Rama e Zelensky firmosin marrëveshjen 10-vjeçare në fushën e mbrojtjes! Portet të mbyllura për anijet ruse deri kur të vihet paqja e drejtë
22 Janar, 14:34
-
Rama në Davos takon përfaqësuesen e TikTok për Europën: Do rihapet shumë shpejt, por vetëm me garancitë e nevojshme
21 Janar, 14:30
-
Presidenti Begaj dekreton lirimin e Mustafa Nanos nga detyra si ambasador në Zvicër
21 Janar, 10:48
-
Trafikonte kokainë mes Italisë dhe Zvicrës, arrestohet në Lugano 38-vjeçari shqiptar! Ja çfarë iu gjetën në banesë (FOTOT)
20 Janar, 17:05
-
Rama sot në Zvicër, merr pjesë në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror 2025 në Davos
20 Janar, 09:28
-
Shisnin kokainë mes kufirit italo-zviceran, arrestohen shqiptari dhe dy miqtë e tij nga Bellizona! Furnizonin klientët VIP
13 Janar, 16:53
-
Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët
13 Janar, 08:20
-
Viti 2024 mbyllet me pesimizëm nga bizneset e qytetarët! BSH: Besimi në ekonomi u tkurr me 3.3% në dhjetor
6 Janar, 18:42