Seks për të marrë provimet
pranga 2 sekserëve të UBK

 
Policia e Tiranës ka arrestuar sot, Besim Nasufin, sekserin e Universitetit Bujqësor të Kamzës, që u shfaq në një video ku kërkonte favore seksuale në këmbim të marrjes së provimeve në këtë universitet.
 
Mbrëmë “Fiks fare”publikoi një video ku Nasufi merrte para në këmbim të një note kaluese dhe i kërkonte favorë seksuale studentes, duke i kërkuar të bëhej e dashura e tij
 
Gjithashtu policia e Tiranës ka arrestuar edhe Elison Rotën, bashkëpunëtor i Nasufit, i cili merrte ryshfet nga studentët  për sigurimin e notave kaluese gjatë provimeve.

Besim Nasufi, 63 vjeç, banues në Tiranë, ish-përgjegjës shërbimesh për mësimoret në U.B Tiranë dhe Elison Rota, 38 vjeç, banues në Tiranë, ish-laburant në universitet, u filmuan teksa merrnin ryshfet.
 
Njoftimi i Policisë

Specialistët e Seksionit për Korrupsionin pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, bënë të mundur arrestimin e shtetasve:

- Besim Nasufi, 63 vjeç, banues në Tiranë, ish përgjegjës shërbimesh për mësimoret në U.B Tiranë.

- Elison Rota, 38 vjeç, banues në Tiranë, ish laburant në U.B Tiranë.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë për arsye se më datat 05.09.2016 dhe 06.09.2016 në emisioni investigativ Fiks Fare, të televizionit Top Chanel, janë transmetuar pamje filmike, ku dyshohet se në mënyrë korruptive shtetasi Besim Nasufi dhe Elison Rota në bashkëpunim me njeri tjetrin në intervale të ndryshme kohore kanë marrë rryshfet nga student të ndryshëm me qëllim ndikimin tek pedagogët e Universitetit Bujqesor Kamëz, për sigurimin e notave kaluese gjatë provimeve.

Nga ana e Specialistëve të Policisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjore të veprimtarisë kriminale të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.

Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë Pranë Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga Nenet 245/1 - 25 të Kodit Penal.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë