Sekuestro biznesit të Fazlliç në
 Porto Romano, 3.3 mln € borxh
PDF- Biznesi i Fazlliç

Sekuestro biznesit të Fazlliç në<br /> Porto Romano, 3.3 mln € borxh<br />PDF- Biznesi i Fazlliç
TIRANE - Gjykata e Tiranës ka vendosur bllokimin e kompanisë së biznesmenit serbo boshnjak Damir Fazlliç në Porto Romano. Bëhet fjalë për një kredi të pashlyer në vlerën e 3.3 milionë eurove, e cila ka detyruar nje banke te nivelit të dytë t’i drejtohet Gjykatës për të kërkuar sekuestrimin e pasurisë së Fazlliç.

A1 Report zbulon vendimin e gjyqtares Kaçe Agolli, sipas të cilit biznesmenit Fazlliç, të njohur për lidhjet e ngushta me ish-kryeministrin Berisha, i sekuestrohet shoqëria “CROWN ACQUISITIONS” në Shqipëri. Ndërkohë që ky nuk është rasti i parë që Fazlliç paditet nga bankat në gjykatë. Më datë 6 mars në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë u paraqitën dy padi civile kundër bizneseve të Damir Fazlliçit, me palë paditëse bankën shqiptare të nivelit të dytë Union Bank.

Crown Acquisitions
Fazlliç u bë i njohur në Shqipëri për lidhjet me ish-kryeministrin Berisha në qeverisjen e Partisë Demokratike, ndërsa rezulton tashmë debitor i një kredia të papaguar në vlerën e 465 milion lekëve për llogari të një banke të nivelit të dytë në Shqipëri. Kompania me administrator Damir Fazlliç është CROWN ACQUISITIONS, e cila sipas regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit është krijuar në 2005 dhe operon në fushën e pasurive të paluajtshme, zhvillimit urban dhe mjedisor, si dhe tregtimit të mallrave të ndryshme si naftë, gaz, e tjerë.

Kjo kompani në pronësi të Fazlliç dhe disa aksionerëve të tjerë serbë ka selinë e saj në Durrës, e përkatësisht në Porto Romano, aktivitet për të cilin Fazlliç është akuzuar asokohe nga opozita e majtë se po privatizonte me ndihmën e Berishës pasuritë e shqiptarëve.

Gjykata
Vendimi është marrë disa ditë më parë nga Gjykata e Tiranës e cila ka vendosur të pranojë kërkesë padinë e Bankës dhe lëshimin e urdhër ekzekutimit për përmbarimin i cili duhet të marrë tashmë nga kompania e Fazlliç shumën e pashlyer. Me largimin e Berishës nga qeveria Damir Fazllic është larguar nga Shqipëria, ndërsa pas ka lënë një faturë të kripur pa paguar prej miliona eurosh çka hedh hije dyshimi për aktivitetin e tij tregtarë nga 2005 në 2013 në Shqipëri.
 
fazllic
Në mars, dy padi në gjykatën e Tiranës nga “Union bank”
 “Vitet e mjaltit” të Damir Fazlliçit në Shqipëri duket se kanë marrë fund. Të dy kompanitë e drejtuara prej tij tashmë kanë rënë në shënjestrën e administratës gjyqësore dhe asaj tatimore. Duke u nisur nga fitimet e realizuara në kohën kur miku i tij Sali Berisha ishte kreu i qeverisë shqiptare, vështirë të mendohet se ai ndodhet papritmas në vështirësi financiare, ndërkohë që më i mundshëm është opsioni i dytë. Ai që biznesmeni boshnjak ka hequr dorë nga Shqipëria dhe ka transferuar në vende të tjera aktivitetin e tij.

Janë regjistruar më datë 6 mars në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë dy padi civile kundër bizneseve të Damir Fazlliçit. Të dyja kanë si palë paditëse bankën shqiptare të nivelit të dytë Union Bank.

Të dyja kërkojnë lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për dy kompani, të regjistruara në Shqipëri, në të cilat Fazlliçi rezulton drejtues. Padia e parë ka të bëjë me një kredi, kontrata për të cilën është nënshkruar nga palët më datë 14 maj 2013, pak para zgjedhjeve parlamentare të atij viti. Padia e dytë ka të bëjë me një kredi të marrë më shumë se një vit më vonë. Fjala është sërish për të dy subjektet së bashku, por ato kanë marrë nga e njëjta bankë një kredi tjetër më datë 31 tetor 2014. Sërish nuk bëhet e njohur sasia e parave të marra hua.
 
Tatimet bllokojnë pasuritë e Fazlliçit
Së fundmi, edhe administrata tatimore e ka vënë nën shënjestër biznesmenin nga Bosnja Damir Fazlliç, por këtë herë ai akuzohet për evazion fiskal. Sipas shkresës Nr.3363/2 Prot, lëshuar nga Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë më 21 janar të këtij viti, është kërkuar “vendosja e Barrës së Sigurisë mbi titujt e pronësisë, me qëllim, moslejimin e tjetërsimit të titujve të pronësisë, përfshirë edhe shitblerjen e aksioneve, deri në shlyerjen e detyrimeve tatimore, nga ana e tatimpaguesit debitor” për Croën Acquisition.

Sipas kërkesës nga Drejtoria e Mbledhjes së Borxhit drejtuar Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, kompania nuk ka paguar më se 9 milionë lekë të vjetra sigurime shoqërore dhe afro 1.8 milionë lekë tatim mbi të ardhurat personale të punonjësve.

Për këtë shkelje evazive, gjoba e parashikuar nga ligji shkon në 1 milion lekë, si dhe interesat janë 120 mijë lekë. Në total, detyrimi i Fazlliçit ndaj shtetit në këtë rast arrin në më se 12 milionë lekë. Sipas Tatimeve, këtij tatimpaguesi i është dërguar njoftimi paralajmërues lidhur me sanksionet e mundshme po të mos paguante detyrimet, por ai nuk ka reaguar.

PDF/ Biznesi i Fazlliç në QKR
PDF- Vendimi i Gjykates per sekuestrimin e pasurise

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre