Sekuestrohen 83 kg kanabis në qarkun e Shkodrës, në pranga 4 persona

Sekuestrohen 83 kg kanabis në qarkun e Shkodrës, në pranga 4 persona

Droga e sekuestruar

4 persona janë vënë në pranga të policisë së Shkodrës në kuadër të një operacioni anti-drogë të zhvilluar në të gjithë qarkun. Policia ka arrestuar shtetasit Lazer Curri (Shkodër), Emanuel Turmalaj (Malësi e Madhe), Artan Syla dhe Zef Deda (Pukë).

Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 83 kg kanabis, në proces tharjeje dhe janë asgjësuar me anë të djegies bimë të dyshuara narkotike.

‘Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të kontrolleve në terren, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin L. C., 32 vjeç, banues në fshatin Pepaj, Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, në fshatin Pepaj, Shkodër, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 58 kilogramë kanabis, në proces tharjeje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të kontrolleve të territorit për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë shtetasin E. T., 21 vjeç, banues në fshatin Razëm, Malësi e Madhe, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi në vendin e quajtur "Lugu i Lajthive", në fshatin Razëm, janë gjetur 101 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, që dyshohet se janë kultivuar nga ky shtetas. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.  

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, në vijim të kontrolleve të territorit për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 42 vjeç, banues në fshatin Flet, Fushë Arrëz dhe Z. D., 52 vjeç, banues në fshatin Qafë Mali, Fushë Arrëz, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,  pasi në vendin e quajtur “Lagjja e Epërme e Sylajve”, në fshatin Blerim, Fushë Arrëz, në një magazinë në afërsi të banesës së shtetasit A. S., janë gjetur rreth 24.5 kg kanabis, në proces tharjeje. Nga veprimet hetimore dyshohet se dy të arrestuarit janë bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale. 

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të këtyre rasteve, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dumani hedh poshtë deklaratat e Ilir Metës: S'e kam njohur kurrë McGonigal, as s'kam pasur arsye ta takoj! Gjithçka, vijim i akuzave të pabaza

Dumani hedh poshtë deklaratat e Ilir Metës: S'e kam njohur kurrë McGonigal, as s'kam pasur arsye ta takoj! Gjithçka, vijim i akuzave të pabaza