Rëra kurative e bregdetit të Semanit po gllabërohet dita-ditës nga deti.Bregu i detit jo vetëm në Seman, por edhe në Darzezë nuk është atje ku ishte ne sezonin e verës së shkuar.
Edhe këtë vit deti ka marrë sipërfaqe ranore, si dhe objekte të tjera pa harruar këtu edhe shkëputjen e pemëve halore nga pyjet me pisha pranë këtij bregdeti.
Ndërkohë vija bregdetare është e mbushur me mbetje të ndryshme të ardhura nga deti ndërsa në Seman, ku janë marrë edhe pamjet, shumë lokale të ndërtuara me dru janë shkatërruar duke i dhënë këtij bregdetit një pamje shkatërruese.

Gjithsesi ka dhe qytetarë fierakë që vijnë ne plazhin e Semanit për të parë këtë bregdet te cilët këtë pranverë veç ajrit të pastër pamja bregdetare nuk u afron asgjë të bukur.

Fenomeni i përparimit të detit drejt tokës ka nisur pas viteve 1990 duke fshirë nga harta çdo gjurmë nga plazhi i dikurshëm i Semanit.
Ndërsa duken edhe rrënojat e ndejtësve që dikur ishin të frekuentuara nga plazhistët.

Mesatarisht deti në Seman përparon drejt tokës 1 deri 3 metra në vit.
Banorë të zonës, por edhe fieraket si vizitorë tradicionalë tregojnë se ky pushtim i detit nuk po ndalet duke gllabëruar më të çmuarën e Semanit, rërën kurative.
“Fenomen natyror po, por mund të menaxhohet pa qenë ekspert mjedisor” thonë ata.

Peshkatarët e zonës thonë se njeriu mund ta frenojë ketë dukuri duke vendosur barriera betoni, praktikë kjo që ka rezultuar efikase në plazhet private.

“Sezoni veror do kohë të mbërrijë por edhe punët që ka përpara bashkia e fierit janë të mëdha. Moti i keq ka rrafshuar dhjetëra peme pishe dhe të gjitha lokalet janë tashmë rrënoja” thonë ata.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com