Sëmundja 'duar-këmbë-gojë' po përhapet në çerdhe e kopshte, pediatrja Sonila Biba në Report Tv: Kujdes! Fëmijët e prekur të izolohen, thelbësore higjena

Sëmundja “duar-këmbë-gojë” është përhapur shumë ditët e fundit sidomos në qytetin e Beratit, duke shkaktuar panik tek prindërit, pasi ky virus prek kryesisht fëmijët në moshën pediatrike, megjithatë duket edhe të rriturit janë prekur nga kjo sëmundje. 

Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv përmes një lidhje skype pediatria Sonila Biba tregoi më tepër për këtë sëmundje e cila duket se ngjason me Variçelën, duke këshilluar prindërit sesi duhet të sillen në rast se fëmija I tyre është prekur nga ajo..

 “Eshtë një sëmundje që ka ekzistuar edhe më përpara nuk ka dal tani, është e shkaktuar kryesisht nga një virus që quhet KOKSAKI, është sëmundje virusale dhe përhapet shumë kollaj ën moshat pediatrike. Variçela ose lija e dhenve si njihet në gjuhën popullit ka elemente në lëkurë në nivele dhe faza të ndryshme por nuk shfaqet njëlloj me këtë virus. Kjo ëhtë karakteristikë që shfaqen e ka në tre zona të caktuara goja, duart dhe këmbët. Ndërsa Lija ka elemente në të gjtihë trupin e fëmijës’ tha ajo.

 Pediatria u shpreh se është një sëmundje e cila nuk ka nevojë për medikamanteapo antibiotikë.

 “Në 99% të rasteve kjo është një sëmundje e vetshërueshme që nuk mjekohet me asgjë, thjesht mjekimi është simptomatik për dhimbjen që mund të kenë fëmijët dhe sipas simmptomave që ka cdo fëmijë ne bëjmë edhe trajtimin specific të simptomave” u shpreh ajo.

 

 Sipas mjekes pediatre Sonila Biba, situate është më e vështirë tek fëmijët në cerdhe ndërsa më e lehtë për fëmijët e rritur me një higjenë personale të kujdesshme, duke qenë se thelbi I kësaj sëmundje është higjena.

Nuk është një sëmundje që na penalizon që të cojmë fëmijët ne cerdhe ose në shkollë, sidomos fëmijët e rritur. Fëmijët e rritur me një higjenë personale të kudjesshme patjetër që burimi I infeksionit është më I ulur. Ndërsa në moshat e cerdheve fëmija duhet të jetë I izoluar për një kohë të caktuar, ideja është që transmetimi është në vazhdime dhe kur fëmija është I shëruar ai është akoma transmetues dhe e kalon virusin përmes feces. Thelbi I kujdesit është higjena.

Ndërsa theksoi se larja e fëmijës normalisht është e domosdoshme dhe aspak e dëmshme.

MC/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital