Mesi: Djegia e mandateve përsëritje çadre! Do ishte nder të përfaqësoja Shkodrën në zgjedhje

Deputetja e Partisë Socialiste foli sot në studion e Report Tv me gazetarin, lidhur me vendimin e opozitës për djegien e mandateve. Ajo e quajti aktin e opozitës një histori të përsëritur të 'ccadrës', veccse më ekstrem.

Mesi tha se djegia e mandateve është një papërgjegjshëmri për shkak se nga njëra anë lënë pa përfaqësues sovranin që i ka zgjedhur dhe nga ana tjetër pengon anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

"Djegia e mandateve është një përsëritje çadre, ndoshta një formë më ekstreme. Edhe atëherë kryeministri Rama u ul në biseda dhe negociata dhe i ofroi opozitës atë që donte që të mos krijonte aludimin minimal të faktit që po përsëritet sot, për zgjedhje të ndershme për të gjithë shqiptarët. Gjatë gjithë kësaj periudhe kemi kërkuar një gjuhë bashkëpunimi.  Kemi marrë përsipër të qeverisim. Kemi qenë të barabartë me çdo politike. Nuk është faji jonë që populli na votoi.  Opozita e sheh veten humbëse në këto zgjedhje, ndaj shfaq këto sjellje. Veprimi i opozitës është i paprecedentë. Në sistemet demokratike partitë kanë një platformë.  Në fund të ditës mandati nuk është i tyri por i sovranit. 340 mijë votues të Partisë Demokratike nuk ka përfaqësues në parlament. Si do dëgjohet zëri i tyre sot?  Për një shtet të vogël si Shqipëria kt veprim është i rrezikshëm për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE"

Ndërkohë, lidhur me zgjedhjet lokale që do të zhvillohen në qershor të këtij viti, Mesi nuk e përjashtoi mundësinë e përfaqësimit të qytetit të Shkodrës.

"Shkodra sot nuk është Shkodra që duam. Në Shkodrën që duam këto zgjedhje do punojmë së bashku. Do e konsideroja nder dhe privilegj të përfaqësojë Shkodrën. Dhe besoj është detyrë për çdo qytetar të saj të kontribuojë për të", deklaroi Mesi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tori: 22/02/2019 15:50

    Fatkeqesisht kjo asht Shkodra.Po humbet dalngadal e frikeshem qytetarin e bujarin e saj e cdo gje te bukur e te paharrushme te saj,Shkodranet neto te saj jan largu (besoj pjesa me e madhe e tyre) e ne kte vakum kan hy 'DHURATAT" e uluna qe demokracia ja beri Shkodres,te afte per te marr pjese ne cdo proteste qe organizon PD si pjese e punonjesve te bashkis Shkodres e ne emer te antikomunizmit te popullit te Shkodres.Voltana mos harro:Shkodra asht e shkodraneve,edhe ato kan drejt te punojne ne Bashki

    Përgjigju
  • Anonim: 22/02/2019 14:52

    Foli kjo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat