Serbia e Maqedonia hoqën kufizimet për tregtinë e grurit e misrit në Shqipëri, Alban Zusi: Do të ulë kostot, në vjeshtë mund të kemi mungesë produktesh

Arritja e kompromisit mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për të lejuar tregtinë e mallrave ushqimore pa kufizimeve në kuadër të Ballkanit të Hapur, vlerësohet nga ekspertët dhe pritet të ulë kostot e produkteve.

“Çdo lloj hapi dhe çdo lloj zhvillimi që ndodh për të lehtësuar tregtinë me kushte të barabarta, gjithmonë ky ka për të qenë një lajm i mirë që ka për t’ju shërbyer qytetarëve. Ky lajm që ju përmendët ka për të ndikuar në uljen e kostos së produkteve të ndryshme të prodhuar me drithërat qoftë për konsum njerëzor edhe për blegtorinë”, u shpreh Alban Zusi në Report TV.

Alban Zusi kreu i eksportuesve vendas thotë se lehtësimi i tregtisë në këto kushte është proces i domosdoshëm.

“Unë jam për të lehtësuar procedurat doganore madje për të mos pasur fare, dhe madje që një faturë e lëshuar në Tiranë apo në Lezhë të njihet në Prishtinë, Shkup apo Beograd siç kalojnë mallrat e Evropianëve. Sipas një raporti nga CEFTA tregtia ndërkufitare mes  vendeve të Ballkanit ju krijon atyre një kosto prej 800 milionë euro pa përfshirë taksat që ne paguajmë”, tha Zusi.

Nëse lufta zgjat dhe prodhimi vijon të tkurret për shkak të kostove të rritura, Zusi thotë se mund të kemi mungesë të produkteve në treg.

“Para një viti thosha që çmimet e produkteve të ushqimeve kanë për tu rritur me 20-30% dhe kam rreth 6 ,muaj që them që do hyjmë në një periudhë që produktet do të mungojnë. Tashmë e kanë pranuar të gjithë që ka gjasa që në këtë dimër do të ketë mungesa”, pohon ai.

Zusi nuk shmang as kritikat që ka për qeverinë që nuk ka mbështetur fermerët për të prodhuar drithëra dhe jo vetëm në këtë periudhë të vështirë.

“Unë shoh pak ose aspak përpjekje për të prodhuar ato që ne na mungojnë. Nëse do të vendosnim një stimul për fermerët i cili do të merrte mundimin që të mbillte grurin e misrin dhe ti shmangnim nga taksat do kishim më shumë prodhim, kështu do të ulnim kostot për konsumatorët. Kështu do të ulnim sado pak varësinë nga importet që do të jenë edhe shumë të shtrenjta”, shprehet ai.

Nëse situata nuk stabilizohet Zusi thotë se jo vetëm Shqipëria por i gjithë rajoni mund të ketë probleme me furnizimin me produkte ushqimore.

“Të gjitha ne vendet e rajonit pavarësisht se prodhojmë dhe eksportojmë kemi nevojë për import. Të gjitha e kemi riskun e ballafaqimit me situate të vështira pas vjeshtës”, tha ndër të tjera Alban Zusi.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump