Serena Williams nuk do t’ja festojë ditëlindjen të bijës, arsyeja as që ju shkon ndërmend

Serena Williams nuk do t’ja festojë ditëlindjen të bijës, arsyeja as që ju shkon ndërmend

Tenistja Serena Williams dhe e bija Olympia

A do t’ja lini pa festuar ditëlindjen fëmijës tuaj? Ok, ndoshta nuk të organizonit një mbrëmje përrallore, por nuk do të harronit asnjëherë tortën me qirinjte dhe urimet aq të përzemërta. Pasi gjërat e tjera varen edhe nga mundësia.

Mirëpo tenistja më e famshme në botë, nuk do t’ja festojë kurrë ditëlindjen të bijës. Ajo mban mbi shpatulla një sërë çmimesh në turnetë më të rëndësishme të globit, dhe ka para mjaftueshëm sa për të bërë një mbrëmje për vajzën e saj. Por nuk do ta bëjë. Kjo pasi Serena dhe bashkëshorti Alexis Ohanin, një biznesmen i njohur amerikan janë që të dy dëshmitarë  të Jehovait dhe besimi i tyre ua ndalon që të festojnë datëlindjet.

Williams është bërë nënë për herë të parë më 1 shtator të 2017-ës, kur lindi Olympian.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia