Serie A e futbollit në Itali do të zhvillojë sot shtatë ndeshjet e mbetura për raundin e 38-të, ose të fundit të sezonit. Ende në lojë janë dy pozicionet për ekipet që do të përfaqësojnë Serie A në Champions League edicionin e ri, ndërsa Lecce dhe Cremonese janë në 'vallen e mbijetesës'.
Gjithçka sot nis në orën 15:00 me ndeshjen Parma - Sassuolo, ndërsa në orën 18:00 do të luhet Napoli - Udinese. Pesë ndeshjet më deçizive dhe që brenda tyre kanë garë, do të fillojnë në orën 20:45.
Milani, Roma, Como dhe Juventusi janë në garë për dy vendet e mbetura për në Champions League. Milani mban pozicionin e tretë në renditje me 70 pikë, aq pikë sa ka edhe Roma. Milani pret Cagliarin, ndërsa Roma luan në udhëtim kundër Veronës, me këta të fundit që janë rrëzuar zyrtarisht në Serie B.
Como dhe Juventusi kanë nga 68 pikë, por duhet të shpresojnë te ndalja e dy rivalëve më sipër që me fitoret e supozuara të kenë një vend për në Champions. Como luan në shtëpinë e Cremoneses, me këta të fundit që duan pikë për të shpëtuar sezonin. Nga ana tjetër Lecce që është në 'vallen e mbijetesës' pret në 'Via del Mare' ekipin e Genoas që është pa pretendime.
Juventusi luan derbin kundër Torinos, por 'Zonja e Vjetër' me shumë mundësi do të jetë pjesë e Europa League edicionin e ri.
Të shtunën Bologna ndali në 'Dall'Ara' 3-3 kampionët e Interit. Për zikaltërit shënuan Dimarco, Esposito dhe Diouf, ndërsa Bologna u përgjigj me Bernardeschin, Pobega dhe autogolin e Zielinskit.
Lazio fitoi 2-1 me përmbysje kundër Pisas, me këta të fundit që janë të rrëzuar nga Serie A.
Serie A, raundi i 38-të (i fundit):
E shtunë, 23 maj 2026
Bologna 3-3 Inter
Lazio 2-1 Pisa
E diel, 24 maj 2026
15:00 Parma - Sassuolo
18:00 Napoli - Udinese
20:45
Milan - Cagliari
Cremonese - Como
Lecce - Genoa
Torino - Juventus
Verona - Roma
Renditja:

Një përplasje midis ultrasve të Torinos dhe Juventusit u shmang gjatë natës të së shtunës në kryeqytetin e Piemontes falë mbikëqyrjes policore. Dy fraksionet kundërshtare të ultrasve kërkuan njëri-tjetrin për disa orë në zona të ndryshme të qytetit, të monitoruara nga DIGOS (Njësia e Operacioneve Speciale) e Departamentit të Policisë së Torinos.
Rreth orës 22:00, një grup i madh tifozësh të Juventusit u mblodhën para selisë së Drughi në Moncalieri, ku u ndezën edhe bomba tymi. Ultrasit e Torinos, afërsisht 100 anëtarë të grupeve të ndryshme të organizuara, fillimisht u mblodhën para një bari në lagjen Vanchiglia dhe më pas përgjatë Lungo Po Cadorna, në zemër të jetës së natës së Torinos, pak metra nga Piazza Vittorio Veneto, ku ishin stacionuar disa automjete policie.
Më pas, rreth orës 00:30 të mëngjesit, tifozët e Torinos u zhvendosën me makina dhe skuter në pjesën jugore të qytetit, jo shumë larg nga stadiumi olimpik në Torino. Këtu, pak pas orës 01:00, në Via Spazzapan, ultrasit e Juventusit, gjithashtu në një grup të madh, iu afruan zonës në një përpjekje për të vendosur kontakt me rivalët, por u tërhoqën pasi panë patrullat e DIGOS. Gatishmëria mbetet e lartë përpara ndeshjes së sonte.
Një kortezh tifozësh të Torinos është planifikuar, duke u nisur nga stadiumi 'Filadelfia' në orën 17:00 dhe duke mbërritur në 'Olimpikun' e Torinos.
Gara për një vend në Champions League nga Serie A është në sprintin e saj të fundit dhe katër ekipe po garojnë për dy vendet e mbetura, pasi Interi dhe Napoli e kanë siguruar matematikisht pjesëmarrjen. Milani, Roma, Como dhe Juventusi po luftojnë për renditjen dhe për të ardhurat që janë shumë të rëndësishme.
Rreth 6 milionë euro janë në lojë midis vendit të dytë dhe të gjashtë, por çmimi i UEFA-s bën diferencën. UEFA përcakton shumat për ekipet duke kombinuar tarifat e pjesëmarrjes, tregun dhe renditjen. Prandaj, Roma do të ishte ekipi me të ardhurat më të larta falë fushatave të tyre të shkëlqyera evropiane në vitet e fundit, ndërsa Como do të fitonte më pak, duke mos qenë kurrë garues në garat evropiane.
Këto janë shifrat që UEFA do të akordojë sipas Calcio&Finanza:
Roma: 43.5 milionë euro me Ligën e Kampionëve, 14.7 milionë euro me Ligën e Evropës
Juventus: 42.6 milionë euro me Ligën e Kampionëve, 14.4 milionë euro me Ligën e Evropës
Milan: 38.5 milionë euro me Ligën e Kampionëve, 13.4 milionë euro me Ligën e Evropës
Como: 34.9 milionë euro me Ligën e Kampionëve, 12.7 milionë euro me Ligën e Evropës
Bonuset që jepen nga Serie A:
Vendi i parë (Inter, zyrtare): 15.7 milionë euro
Vendi i dytë (Napoli, zyrtare): 13.2 milionë euro
Vendi i tretë (Milan): 11.3 milionë euro
Vendi i katërt (Roma): 9.4 milionë euro
Vendi i pestë (Como): 8.1 milionë euro
Vendi i gjashtë (Juventus): 6.9 milionë euro
Vendi i shtatë (Atalanta, zyrtare): 5.6 milionë euro
Komente








