Dy persona kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit. Ndërsa ka mbetur sërish i lartë numri i rasteve të reja me Covid19, pasi u infektuan 156 persona.

Në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 188 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Pasi ishin infektuar me koronavirus, një 83 vjeçare nga Shkodra dhe një 87 vjeçare nga Tirana nuk e fituan dot betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet me një thirrje veçanërisht për të rinjtë, të tregojnë kujdes sepse virusi nuk njeh moshë dhe është rrezik për të gjithë. Bashkëpunimi juaj është vendimtar për ta fituar betejën me SARS COV2 dhe për të frenuar përhapjen e tij.

COVID-19 – Statistika (10 Shtator 2020)

Testime totale              71280

Raste pozitive                         10860

Raste të shëruara         6346

Raste Aktive               4190

Humbje jete 324 (Qarku Tiranë 155, Durrës 44, Shkodër 37, Elbasan 20, Fier 16, Korçë 13, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              2194

Durrës             483

Shkodër           338

Lezhë              239

Elbasan            192

Korçë              159

Fier                  161

Vlorë               143

Kukës              121

Berat               79

Gjirokastër     39

Dibër               42