Sërish shifra të larta të COVID, sot 801 raste të reja dhe 15 viktima! Ndërrojnë jetë vëllai i ish-deputetit të PD-së dhe mjeku në Vlorë

Sërish shifra të larta të COVID, sot 801 raste të reja dhe 15 viktima! Ndërrojnë jetë vëllai i ish-deputetit të PD-së dhe mjeku në Vlorë

Spitali Infektiv

Shifrat e koronavirusit në vendin tonë vijojnë të jenë të larta. Në 24 orët e fundit në Shqipëri u regjistruan 801 raste të reja me COVID nga 3842 testime të kryera.

Tirana vijon të mbetet qyteti me numrin më të lartë të të prekurve ku këtë të martë u raportuan 479 të infektuar të rinj. Fatkeqësisht gjatë kësaj kohe kanë humbur jetën 15 qytetarë duke e çuar numrin total të viktimave në 1582.

Këtë të martë kanë ndërruar jetë vëllai i ish-deputetit të PD-së, dhe njëkohësisht ish-ambasador i Shqipërisë në Austri, Vili Minarolli, Rifat Lalo ka humbur jetën në Spitalin Infektiv, pasi ishte infektuar nga COVID. Gjithashtu ka humbur jetën dhe mjeku Llambro Bala në Vlorë.

E vështirë është dhe situata e të shtruarve në spitalet COVID. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 558 pacientë, 38 në terapi intensive nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1058 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 58,794 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon: Janë kryer 3842 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 801 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

479 raste në Tiranë, 100 në Durrës, 59 në Sarandë, 18 në Shkodër, nga 16 raste në Fier, Elbasan, 15 në Kuçovë, 11 në Lushnje, nga 8 raste në Vlorë, Kamëz, nga 5 raste në Kukës, Kolonjë, nga 4 raste në Krujë, Korçë, Gjirokastër, Dibër, nga 3 raste në Tropojë, Përmet, Vau i Dejës, Vorë, nga 2 raste në Kurbin, Devoll, Lezhë, Mirditë, Mallakastër, Librazhd, Pogradec, Delvinë, Tepelenë, Bulqizë, Peqin, Gramsh, Skrapar, Patos, Cerrik, nga 1 rast në Pukë, Mat, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1058 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 58,794 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 558 pacientë, 38 në terapi intensive nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 5 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Malësia e Madhe, të moshave 43-91 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (16 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore           801
Të shëruar në 24 orë      1058
Të shtruar në spitale         558
Humbje jete në 24 orë        15
Testime ditore                 3842
Testime totale             420,818
Raste pozitive              94,651
Raste të shëruara        58,794
Raste Aktive                 34,275
Humbje jete                    1,582

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë      20674
Fier            2894
Vlorë          1746
Durrës        1713
Shkodër     1474
Elbasan      1201
Lezhë         1046
Korçë           993
Berat            981
Gjirokastër   829
Kukës          406
Dibër            318

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:42
Ndërron jetë nga COVID vëllai ish-deputetit të PD-së, QSUT reagon pas denoncimit të vajzave: I janë kryer të gjitha shërbimet, ishte në gjendje shumë të rëndë

Vëllai i ish-deputetit të PD-së dhe njëkohësisht ish-ambasador i Shqipërisë në Austri, Vili Minarolli, Rifat Lalo ka humbur jetën në Spitalin Infektiv, pasi ishte infektuar nga COVID.

Vajzat e të ndjerit bënë një denoncim në media duke akuzuar stafin e Spitalit Covid1 se nuk i kanë shërbyer të atit, e sipas tyre e kanë lënë në të ftohtë dhe madje nuk i kanë bërë as skaner, ndërkohë që u është thënë e kundërta.

Në lidhje me këtë deklaratë, ke reaguar edhe QSUT, ku sqaron se pacientit i janë kryer të gjitha shërbimet e nevojshme, por për fat të keq ai nuk ia ka dalë dot për shkak të gjëndjes së rënduar të mushkërive, në momentin e mbërritjes së tij në spital.

'Në vijim të një interviste të dhënë sot nga vajzat e qytetarit R.L., duke respektuar dhimbjen dhe rolin që ajo luan në gjykimin e tyre, dëshiron të sqarojë opinionin publik si vijon: Pacienti me inicialet R.L ,79 vjec, ka mbërritur me urgjencë pranë Spitalit Covid 1, ora 16:30 të datës 15 Shkurt 2021, në një gjendje shumë të rënduar shëndetësore, në kushtet e Insuficiencës së rëndë respiratore (me saturime 70% nën oksigjenoterapi 20L).'

Sipas QSUT-së, ai menjëherë është pranuar në urgjencën e Spitalit Covid 1 dhe ka marrë shërbimin e nevojshëm shëndetësor, sipas protokolleve.

'I është bërë skaneri ne orën 17:15, është komunikuar menjëherë pas realizimit të skanerit me familjarët duke ju shpjeguar gjendjen tepër të rëndë si në aspektin klinik ashtu edhe atë imazherik. Gjendja e pacientit ka vazhduar të jetë e rënduar, ndërkohë që ka qenë gjatë gjithë kohës në oksigjenoterapi (sipas rekomandimeve edhe te mjekeve reanimatore).

Ndërkohë, mjekja e rojës është gjendur vazhdimisht nën presionin dhe ndërhyrjet e familjarëve, të cilët kanë patur madje dhe një komunikim të acaruar mes tyre, në ambjentet e jashtme të spitalit, mbi vendimin për ta mbajtur apo për ta nxjerrë pacientin nga spitali dhe për ta dërguar në nje shtet tjetër Europian për trajtim.'- thekson QSUT.

Më tej QSUT shton se 'duke e mirëkuptuar gjendjen e rënduar të të afërmve, mjekja roje dhe kuruese Dr. Migena Qato ka komunikuar me ta çdo 15 minuta, pavarësisht se sjellja e tyre kundrejt saj, ia ka vështirësuar tej mase ushtrimin e detyrës dhe ofrimin e shërbimit për pacientët e shumtë që merrnin shërbim në spitalin Covid 1 ku mjekja shërbente.  Në vijim komunikimi me dy motrat ka vazhduar edhe nga Shefja e Shërbimit Prof. Najada Çomo.

'Sigurojmë dhe një herë familjaret dhe qytetarët se pacientit i janë kryer të gjitha shërbimet e nevojshme, por për fat të keq ai nuk ia ka dalë dot për shkak të gjëndjes së rënduar të mushkërive, në momentin e mbërritjes së tij në spital.'- sqaron më tej QSUT.

Në fund të reagimit, QSUNT nënvizon se hedh poshtë çdo insinuatë për mungesë shërbimi, dhe është e gatshme të ofrojë të gjithë informacionin dhe provat e nevojshme, që vërtetojnë të kundërtën.

'QSUNT hedh poshtë çdo insinuatë për mungesë shërbimi, dhe është e gatshme të ofrojë të gjithë informacionin dhe provat e nevojshme, që vërtetojnë të kundërtën.

Lusim mediat që të inkurajojnë qytetarët të paraqiten në kohë pranë shërbimeve shëndetësore për të marrë shërbimin e nevojshëm në kohën e duhur, pasi cdo vonesë sjell pasoja në shëndetin e tyre.

 Gjithashtu garantojme që stafi ynë mjeksor do bëjë të pamundurën, ashtu sic ka vepruar per gjatë gjithë kësaj periudhe pandemie me një përkushtim të jashtzakonshëm!'- përmbyll QSUNT reagimin.                

Ora 12:53
COVID i merr jetën mjekut në Vlorë

COVID i ka marrë jetën mjekut Dermatolog në Vlorë Llambro Bala.

Lajmi është bërë me dije nga Urdhri i Mjekëve të Shqiperisë me anë të një postimi në rrjete sociale.

"Me dhimbje te thelle Urdhri i Mjekeve te Shqiperise njofton humbjen e Dr.Llambro Bala, mjek Dermatolog ne Vlore, si pasoje e Covid-19. Urdhri i Mjekeve te Shqiperise shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes, kolegeve dhe te afermeve te tij.

Mjeku i njohur vlonjat, Llambro Bala ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19", thuhet në postim.

E.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Atdheu: 16/02/2021 22:47

    Kryeministri duhet te mar vaksina nga gjithe shtete, mos te pres vetem nga mik ose nga vetem dy kompani. Keshtu do dalim nga situata, sic bejn Makedonia, Serbia, Hungaria dhe shume shtete te tjera

    Përgjigju
  • Andi: 16/02/2021 21:55

    Kryeminister dhe Minister e Financesdhe Ekonomise Anila Denaj ne nje institucion te Ministrise se Financave ka persona me Covid dhe Drejtori i mban ne pune punonjesit se vete ben si cub eshte nga keto drejtorite e vogela por qe Anila Denaj i mban drejtoret ne pune dhe ata bejne cte duan!

    Përgjigju
  • Fatmir Zanaj: 16/02/2021 19:21

    Une mendoj se Albini si kryeminister, eshte ne proces maturimi politik, duke fituar aftesi per te kapercyer mbi emocionet, paragjykimet dhe tekat diletante politike te viteve te shkuara. Edhe Edi Rama shprehej dikur se nuk eshte politikan dhe shpesh ndodhte vertet te bente gafa politike, si ajo ne CNN me Trumpin. Por edhe Rama, siç nenvizoi keto kohet e fundit Fatos Nano, eshte maturuar shume si politikan. Eshte me ineteres kombetar dhe ne interes te karrieres politike te secilit prej tyre te bashkepunojne ngushte, sepse jane te dy kryetare te partive te majta dhe anti-beriashiane. Kosova ka me shume nevojë per Shqiperine, sesa Shqiperia per Kosoven. Shqiperia ka qene kur nuk ka pasur fare Kosove Republike, ka jetuar dhe perparuar me dhimbjen qe Kosova, nje territor etnik shqiptar, ishte koloni e Serbisë. Po s'e kuptoi kete Albini, do te thyeje qafen brenda dy vjeteve, sepse Rama do te fitoje mandatin e trete dhe do te punoje jo vetem per Shqiperine, por edhe per Kosovën, me Albinn apo pa Albinin. Sigurisht, Rama duhet te ruhet nga gjuha dhe gjestet qe te krijojne ketu dhe atje pershtypjen e sjelljes paternaliste. Eshte eufemizem i embel shprehja "Shqiperia eshte nena, Kosova eshte bija e saj, apo se nena gezon qe e bija te perparoje me shume se vete nena". he per he jemi dy shtete, qe duhet te punojme me durim te shkurtojme kohen qe te behemi qe nje te aferme qe e shohim me sy se po vjen, qe te behemi nje shtet, brenda Bashkimit Europian. Eshte jo vetem interesi yne, por edhe i Europes demokratike qe shqiptaret te jetojne e lulezojne ne nje shtet!

    Përgjigju
    • Alb: 16/02/2021 22:38

      Ti je loqe nga mendja po ctu desh gazeta online ty me mir ik e blije ne ndonje kiosk ke shkruajtur dhe roman k.. sikur do e lexoj albini vet.

    • shqipo: 16/02/2021 19:27

      E clidhje ka kjo me.temen. Lexo artikullin mesiper elqe flet per situaten e covid

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

SPAK nis hetimet për skandalin te Onkologjiku! Kërkon vlerësimin e masave të sigurisë në GJKKO, ja akuzat

SPAK nis hetimet për skandalin te Onkologjiku! Kërkon vlerësimin e masave të sigurisë në GJKKO, ja akuzat