DIBER-Pas kallëzimi të Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurive, Prokuroria e Dibrës nis hetimin pasuror ndaj ish kryebashkiakut Shukri Xhelili.
Report Tv ka mësuar se hetimi ndaj Xhelilit është në fazë verifikimi në prokurorin e Dibrës aty ku janë caktuar disa ekspert kontabël për të bërë llogarit dhe bilancin e pasurive të ish-kryebashkiakut të shkarkuar e dënuar për shpërdorim detyre e korrupsion pasiv.
Më dhjetor 2016 ILDKPI kallëzoi penalisht Xhelilin për fshehje pasurie e deklarim të rremë ndërsa qytetari i parë i Dibrës u shkarkua pas video skandalit seksual, ku në këmbim të punësimit kërkonte favore seksuale.
Më 11 Janar 2017, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi Xhelilin me 2 vite e 8 muaj burg, ndërsa ky hetim e vë atë sërish përball drejtësisë këtë herë me akuzën e fshehjes së pasurisë.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com