'Servil, i pështirë, kloun': Reagime të ashpra për intervistën ‘ekskluzive’ të Adi Krastës në RTK

'Servil, i pështirë, kloun': Reagime të ashpra për intervistën ‘ekskluzive’ të Adi Krastës në RTK

Adi Krasta

Drejtori në detyrë i RTK-së, Adi Krasta, zgjodhi që pas një muaji diskutimesh rreth skandalit me lajmin e Slobodna Bosnës në RTK, të japë një “intervistë ekskluzive” në RTK.

Nuk dihet se cili ka qenë ekskluziviteti bazuar në fjalët e RTK-së, megjithatë, në intervistë nuk pati asgjë ekskluzive. Madje, nuk pati as lajm. Adi Krasta foli shumë, por nuk tha asgjë.

Temën e Dejona Mihalit e mbylli shpejt, pasi tregoi se pompa ku u takuan shërben për urinim. Nuk sqaroi në asnjë detaj raportin me Mihalin. Tha se nuk do të ngutet për marrjen e masave lidhur me lajmin e rrejshëm, pavarësisht se kanë kaluar 1 muaj.

E këto deklarata, shkaktuan reagime të ashpra në opinionin publik.

Gaztari Imer Mushkolaj ka reaguar ndaj intervistës boshe të Adi Krastës si zëvendësdrejtor në RTK.

Muskolaj ka thënë se aj çfarë tha “profesori i gazetarisë” Adi Krasta, është joprofesionalizëm i pashoq, çfarë nuk mësohet në asnjë shkollë gazetarie. Servilizëm i pështirë. 

“Duhet të jesh naiv të besosh se Krasta do të marrë masa ndaj përgjegjësve për shpërndarjen e lajmit të rrezikshëm në RTK. Ai nuk është aty ku është për ta bërë një gjë të tillë.

Në fakt, duhet të jesh naiv ta besosh Krastën në përgjithësi për "shembull të të bërit gazetari". Duke mos marrë vendim për skandalin në RTK ai, i cili paguhet nga paratë e qytetarëve, i fyen ata.

Joprofesionalizëm i pashoq, çfarë nuk mësohet në asnjë shkollë gazetarie. Servilizëm i pështirë. Gërdi”, ka shkruar Mushkolaj.

Juristja e mediave Flutura Kusari e ka quajtur intervistë të pasinqertë, dashakeqëse dhe fyerse për publikun, intervistën e zëvendësdrejtorit të RTK-së Adi Krasta, transmetuar në RTK.

“Intervista e Adi Krastes konfirmoi që Lëvizja Vetëvendosje do të qeverisë shlirë në RTK përmes Adit dhe anëtarëve të mbetur të bordit. Mirë qe u konfirmua zyrtarisht.

Megjithatë, ai dhe bordi nuk do ta kenë të lehtë sepse ka shumë në RTK që nuk i nënshtrohen as atij e as VV-së. RTK-duhet duhet të vazhdojmë ta monitorojmë, ta diskutojmë dhe ta mbajmë përgjegjës partinë në pushtet për vazhdimin e shkatërrimit të transmetuesit.

Për këtë të gjithë ne që kërkojmë llogari do të paguajmë çmim, sepse do t'i vazhdojmë t'i nënshtrohemi lincimeve, fyerjeve, propagandës dhe rrenave të orkestruara nga partia për të na frikësuar dhe për të na dehumanizuar”, tha Kusari.

Ehat Mifaraj, drejtor i Institutit Kosovar për Drejtësi, ka thënë se intervista e Adi Krastës, që aktualisht e ushtron edhe detyrën e drejtorit të RTK-së, dëshmon se “ka mungesë të theksuar të integritetit moral dhe personal në raport me pozitën që mban.”

“Adi Krasta na dëshmoj sonte se poziten e zv. Drejtorit Gjeneral të RTK e sheh si privilegj dhe asesi si përgjegjësi, përgjegjshmëri, llogaridhënie dhe integritet në raport me interesin e publikut. Adi Krasta sonte nuk foli si Adi Krasta por si një shërbyes i devotshëm i partisë në pushtet. Zhgënjyese, e dhimbshme dhe e pabesueshme. Dorëheqje, dorëheqje, dorëheqje!”, ka shkruar Miftaraj.

Analisti politik Fitim Salihu, ka ironizuar me intervistën skandaloze të zëvendësdrejtorit të RTK-së Adi Krasta, i cili foli shumë e s’tha asgjë për lajmin e rremë që u transmetua në RTK.

“Falenderimi i takon Dejona Mihalit qe e ka lejuar Adi spikericen te dale sonte ne nje interviste. Ajo, me shume dashuri, i kishte thene, "good boy, e meriton sonte edhe nje lepiske sepse je sjelle mire keto dite" dhe ia kish kapur faqkat dhe ledhatuar floçkat.

Adi spikerica, si çun i mbare, ne shenje falenderimi dhe me shume adhurim, tekqe perdridhej e kercente hareshem, e kishte mbajtur nje monolog tipik tijin per xhaxhi Albinin”, tha Salihu.

Gazetari Ilir Mirena, ka reaguar pas intervistës boshe të Adi Krastës, i cili nuk tha asgjë edhe pse foli shumë në RTK.

Mirena e ka quajtur “kloun” Krastën, duke thënë se nuk shpresonte në parimësinë dhe etiken profesionale të tij./Nacionale

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BABULI TANGULI: 20/08/2024 17:04

    Adi Krasta pēr lek tē jep dhe gruan pēr tē bēr mundje. Kto lloi vemjesh si Adi Krasta po shkatroin medjen po e flliqin.

    Përgjigju
  • Niku: 20/08/2024 15:07

    Po ska nevoj fare ta kuptosh Krasten,duket qe ne fytyre qe eshte servil,,shet e jep nderin per tju lepire politikes mjafton te jet ne karriere.

    Përgjigju
  • FYTYRË HAJDUTI KRASTA: 20/08/2024 14:24

    Prishtina dhe Kosova para lufte në hall të madhë me pushtuesit serbo jevg pas lufte në hall të madhë me gabelë të mbrendëshëm dhe tëjashëm

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik