Sesioni i ri/ Analisti Nazarko: Zgjedhjet, përçarje dhe test për PD-LSI, qeveria nevojë për figura të reja

Këtë sesion parlamentar, analisti Mentor Nazarko në një intervistë për Report Tv e parashikon edhe më konfliktual jo vetëm mes mazhorancës dhe opozitës.

Sezoni i ri po afrohet, zgjedhjet lokale po afrohen, kur përgjithësisht partitë politike po simulojnë një luftë politike më të fortë se sa më përpara

Mentor Nazarko

Afrimi i zgjedhjeve lokale, thotë analisti, do të jetë një arsye edhe për marrëdhënie jo të mira mes dy partive në opozitës, PD dhe LSI.

Është një test në fakt edhe për bashkëpunimin LSI-PD. Këto zgjedhje pra ofrojnë rast për bashkëpunim por njëkohësisht rast për një përçarje të thellë

Mentor Nazarko

Sa i përket paralajmërimeve për vjeshtë të nxehtë, Nazarko shprehet se, kjo ndodh çdo fillim sesioni, ndërsa thotë se opozita që të jetë efektive, duhet të braktistë mënyrën e të bërit opozitë me të njëjtat forma.

Të bërit opozitë nuk është më e stilit të vjetër, të paraardhësit të Bashës, e stilit të Berishës por bëhet një opozitë e stilit të ri, një opozitë e stilit perëndimor. Çka do të thotë që, opozita nuk merret me këtë lloj lufte politike personale duke zëvendësuar prokurorinë, duke bërë akuza me karakter penal por merret me propozime, merret me vizion

Mentor Nazarko

Pavarësisht situatës konfliktuale, analisti Nazarko propozon një marrëveshje afatmesme mes maxhorancës dhe opozitës, për miratimin e reformave të rëndësishme. Sipas tij, ekzistojnë këto modele që funksionojë.

Ose e tipit kroat, e cila është minimaliste në prag të integrimit kur partitë kryesore të opozitës dhe ato të qeverisë arritën konsensus për të kaluar ligjet e reformës ose një qeverisje më bazë të gjerë të stilit gjerman, ku dy partitë kryesore bëhen bashkë për të zhvilluar, për të miratuar dhe për të jetësuar reformat themelore, strukturore të vendit që e modernizojnë atë.

Mentor Nazarko

Ndryshime sipas analistit duhet të ndodhin edhe në qeveri. Sipas tij, qeveria është pa frymëzim dhe ka nevojë për figura të reja. Si sektorin më problematikë, Nazarko veçon ekonominë.

Imagjinoj që po, sepse ai vetë e kupton kjo qeveri është pa frymëzim. Qeverisja ka nevojë që të afirmojë figura të reja për të nxitur ndonëse është vonë, krijimin e një modeli të ri të zhvillimit ekonomik, do një zhvillim ekonomik i mbështetur mbi prodhimin

Mentor Nazarko

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja