Seanca e parë e Kuvendit të Shqipërisë për vitin 2026 ka nisur ashtu siç u mbyll më 11 dhjetor. Pas nderimit të himnit kombëtar, Partia Demokratike e të tjerë opozitarë u dyndën në foltoren e Kuvendit duke tentuar bllokimin e vijimit të seancës dhe shkak për këtë u bë prezenca e zv.kryeministres Belinda Balluku. Ndaj kësaj të fundit, SPAK ka kërkuar heqje të imunitetit të deputetit dhe hapjen rrugë për arrestim. 

Opozita ka kërkuar me të madhe largimin nga salla të Ballukut ndërsa mazhorancën e etiketuan si mburojë të krimit. Kjo për shkak se Partia Socialiste ka refuzuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK.

Vetëm opozitarët Fatmir Mediu, Agron Shehaj, Erlad Kapri, Artan Luku, Ana Dajko dhe Redi Muçi, të cilët qëndruan të ulur në karriget e tyre.

Tedi Blushi e mori fjalën nga foltorja si kreu i grupit të Partisë së Lirisë, ndërsa iu drejtua Niko Peleshit duke e cilësuar si provokator dhe mbrojtës të Ballukut.

“Po bëni provokim jo ndaj opozitës, por ndaj qytetarëve. Nuk mund të bëheni mburojë e korrupsionit. Niko je damkosur sot pas Ramës si provokatori më i madh. Prania e ballukut në sallë kur duhet ti ishte dorëzuar drejtësisë, është krim nga ana juaj”, tha Blushi.

Revoltës së demokratëve iu përgjigj kreu i grupit të PS-së Taulant Balla, i cili theksin e vuri tek ftesa e Trump për Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama. Balla tha se Rama është miku më i mirë i Trump në Ballkanin Perëndimor.

Kreu i grupit të PS vijoji më tej për thirrjen e deputetëve të PD-së për t’iu bashkuar komisioneve të posaçme për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale. Për këtë ata kanë kohë deri javën tjetër, në të kundër do të zhbëjnë formulën për 2 komisionet dhe mazhoranca do të marrë shumicën.

“Edi Rama është partner i besueshëm i SHBA-ve, këto janë dy çështjet në parantezë dhe dëgjoheni mirë, kohë për të humbur me ju kemi zero, nguliteni mirë. Doni reformë territoriale e zgjedhore, hajdeni këtu. Nëse nuk vini javën e ardhshme, jeni të mirëpritur”, tha Balla.

Pas fjalës së Ballës, kryetari i Kuvendit kaloi në votim dhe më pas mbylli seancën. Pas daljes nga Kuvendi, deputetët e opozitës në prononcim për mediat, e cilësuan si turp dhe provokim prezencën e Belinda Ballukut në sallë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:31
Sesioni i ri parlamentar nisi aty ku përfundoi/ Belinda Balluku në sallë, opozita e revoltuar bllokon foltoren! (Kuvendi përmes fotove)

1768843494_kuvend19janar2026.jpeg

Kuvendi i Shqipërisë nisi sot punimet për vitin 2026. Seanca e kthye menjëherë në kaos nga opozita, të cilët u revoltuan nga prezenca e zv.kryeministres Belinda Balluku në sallë. Fjalën e mbajti vetëm kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, kreu i grupit të PL-së Tedi Blushi dhe kreu i grupit të PS-së Taulant Balla. Pas përfundimit të procedurës, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi e deklaroi sallën e mbyllur.

Ora 18:31
'Lëvizja Bashkë' protestë para Kuvendit, Arlind Qori: Të bashkohemi për t'i përzënë zuzarët nga qeverisja

1768844093_qori.JPG

Teksa në Kuvend zhvillohej seanca e parë plenare për këtë këtë sesion parlamentar, jashtë godinës 'Lëvizja Bashkë" zhvilloi protestë.

Kreu i kësaj force politike, Arlind Qori deklaroi se qytetarët duhet të bashkohen për të rrëzuar qeverinë dhe për të bërë sipas tij, një shtet të drejtë dhe demokratik.

“A mund ta përfytyrojmë Shqipërinë si një vend, ku personat me aftësi ndryshe, nuk marrin lëmoshë 10 mijë lekë nga shteti, por integrohen tërësisht në jetën ekonomike dhe sociale të vendit, a mund ta përfytyrojmë Shqipërinë, si një vend ku nuk duhet 100-150vite jetë ku të paguhej kredia për shtëpinë, a mund ta përfyrytojmë Shqipërinë, si një vend ku lulëzon e zhvillohet sporti, shkenca, arti, filozofia, ku demokracia nuk është pallavër, por realitet konkret që ndërtohet përditë nga qytetarë aktivë nga vendi ynë. Përfytyrimi ynë është i rrezikshëm për ata që kanë pushtetin politik dhe monopolet ekonomike. Ata e dinë më mirë se ne, se përfytyrimi ynë është realiteti i nesërm. Ky përfytyrim mund të bëhet realitet, jo me sytë nga qielli, jo duke ëndërruar delta force që do na shpëtojnë si vend, por duke pasur më shumë besim te njëri-tjetri, duke u bashkuar të gjithë si një grusht, për t’i përzënë zuzarët nga qeverisja dhe për t’i hapuyr shtegut, ndërtimit të një shteti të drejtë, demokratik, social, që i mundëson qytetarëve të vet të jetojnë me dinjitet.", theksoi Qori.

Ora 17:45
Tedi Blushi: Prania e Ballukut në Kuvend, mesazh që korrupsioni do të vijojë! Provokim i ulët i Ramës

 

Për deputetin e Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, prania e zv.kryeministres Belinda Balluku në seancën plenare në Kuvend, ishte se korrupsioni do të vijojë.

Pas përfundimit të seancës, Blushi tha për mediat se ky ishte një provokim i ulët i kryeministrit Edi Rama.

"Mesazhi që prania e zëvendëskryeministres përcolli, ishte që korrupsioni i Edi Ramës do të vijojë. Do vijojnë vjedhjet, jo vetëm me rrugët e florinjta por edhe me aferat që kanë dalë në dritën e diellit. Ky ishte provolkimi i ulët i Edi Ramës. Sot, Zeqine Peleshi degjenroi për disa herë punimet e Kuvendit. Belinda Balluku duhet të ishte dorëzuar prej kohësh drejtësisë. Kuvendi është kthyer në mburojë. I bëj thirrje shqiptarëve, për të marrë pjesë masivisht në protestën kombëtare të thirrur nga opozita.", theksoi Blushi.

Ora 17:43
Shehaj: Ardhja e Ballukut në sallë një turp! Socialistët janë të lumtur për letrën e Trump, por e njëjta i ka shkruar dhe diktatorit të Bjellorusisë

 

Kreu i partisë “Mundësia” Agron Shehaj, pas përfundimit të Kuvendit, është shprehur se ardhja e zv.kryeministres Belinda Balluku në sallën e parlamentit, ishte një turp.

Shehaj ka komentuar gjithashtu dhe letrën e Trump dërguar Shqipërisë për të qenë pjesë anëtare e Bordit të Paqes për Gazën, duke thënë se e njëjta i ka shkuar dhe diktatorit të Bjellorusisë. Shehaj tha se më datë 22 janar, Gjykata Kushtetuese do të vendosë për Belinda Ballukun dhe do të tregojë nëse të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.

“Vazhdon turpi në parlament,. Sot ishte ulur zv,kryeministrja për të cilën SPAK ka lëshuar një urdhër-arresti. Sot ka disa ditë që të gjithë përfaqësuesit e mazhorancës janë të lumtur dhe po shesin një letër që i ka shkuar Ramës, që i ka shkuar dhe diktatorit të Bjellorusisë nga presidenti Trump. Këtë e kanë shpëtim drejtësie. Kjo është thjeshtë një mashtrim, e vërteta është se në datën 22 janar GJK duhet të vendosi nëse janë të gjithë të barabartë përpara ligjit. Rama i trembet këtij vendim dhe përdor gjithçka për të ndikuar në vendimin e GJK. Se e di që nëse pezullojnë Ballukun, mund të pezullojnë dhe Ramës”, tha Agron Shehaj.

Ora 17:43
Kaosi në parlament/ Bardhi: Balluku duhet të jetë në burg, Kuvendi nuk mund të jetë streha e të korruptuarve!

Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kritikoi sjelljen e Niko Peleshit që sipas tij e ka bunkerizuar kuvendin duke lejuar praninë e zvkryeministres Belinda Ballukut në seancë.


“Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, dënoj sjelljen e kryetarit të kuvendit që ka zyrtarizuar bunkerizimin e kuvendit në emër të të korruptuarve dhe dënoj provokimin e urdhëruar nga Edi Rama, që në vend që Balluku sipas kërkesës së SPAK të jetë në burg, vjen e ulet në sallë sikur ska ndodhur asgjë. Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të jetë kurrë streha e të korruptuarve. Duhet ti shërbejë interesit të qytetarëve, e barazisë para ligjit. Sa kohë mazhoranca e ka bërë bunker të të korruptuarve, deputetë e opozitës nuk mund të pranojnë funksionimin normal të Kuvendit. I bëjmë thirrje të mos vonojë mbledhjen e Këshillit të mandateve dhe të mos pengojë dhe më shumë që ka kërkuar arrestimin e zv.kryeministres.” tha Bardhi.

 

Ora 17:33
Sesioni i ri parlamentar/ Opozita bllokon foltoren e Kuvendit, 6 deputetë nuk i bashkohen aksionit

 

Teksa Kuvendi i Shqipërisë nisi sot zyrtarisht punimet për vitin e ri 2026, seanca u shoqërua me kaos nga ana e deputetëve të opozitës.

Deputetët bllokuan foltoren e Kuvendit, ndërsa këtij aksioni nuk iu bashkuan Agron Shehaj, Erald Kapri, Fatmir Mediu, Artan Luku, Ana Dajko dhe Redi Muçi.

Ora 17:32
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për Zgjedhoren dhe Territorialen

 

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla thotë se kryeministri Edi Rama është partner i besueshëm për SHBA, teksa presidenti amerikan, Donald Trump i dërgoi një ftesë zyrtare që Shqipëria të marrë pjesë në Bordin e Paqes për Gazën.

Në sesionin e ri parlamentar, Balla tha se opozita nuk e ka mirëpritur këtë lajm pozitiv për vendin, teksa i dha ultimatim për reformën zgjedhore dhe territoriale.

Balla deklaroi se nëse deri javën tjetër, deputetët e opozitës nuk do të paraqiten në komision, ndryshimet do bëhen vetëm nga deputetët e mazhorancës.

“Kuvendi i Shqipërisë sot mblidhet në këtë sesion të dytë, në një moment pozitiv dhe krenarie për Shqipërinë është ftuar të marrë një rol të paimagjinueshëm më parë, ftesa e presidentit të SHBA, Donald Trump, që e ka ftuar personalisht kryeministrin Edi Rama, t'i bashkohet një organizmi të ri ndërkombëtar, Bordit të Paqes. Do të vlerësoja maksimalisht që edhe PD, ajo që ka mbetur dikur nga PD, ta vlerësojë këtë moment për Shqipërinë. Fatkeqësisht, edhe për këto ngjarje, edhe ndaj këtij lajmi të mirë për Shqipërinë, u ngrit përsëri armata e qyqarëve. Nga e shtuna në darkë, filluan të bërtasin, në fillim thanë nuk ka ftesë, kur doli ftesa, thanë janë të gjitha vendet anëtare të OKB, pastaj thanë ftesa duhej e personalizuar. Nuk është fare rastësi që nuk janë asnjëri prej kryeministrave dhe presidentëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor. Situata degradoi në kampin e qyqarëve, kur me porosi të bufit, filluan të dalin në televizione, sa u detyrua edhe trampisti Tritan Shehu te televizioni i Xenit të na shajë SHBA. Nuk jemi vetëm pse jemi vend anëtar i NATO-s, por se Rama është partner i besieshëm i SHBA. Kohë për të humbur me ju, ne kemi zero. Doni të bëni reformën administrative dhe territorialen? Jeni të mirëpritur, nëse javën tjetër nuk vini në komision, do të bëjmë ndryshimet", theksoi Balla.

Ora 17:28
Belinda Balluku në sallë, Blushi: Niko je damkosur sot pas Ramës si provokatori më i madh! Jeni bërë mburojë e korrupsionit

 

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i mbledhur rreth foltores që opozita e ka bllokuar duke kërkuar largimin nga salla të Belinda Ballukut, i është drejtuar Niko Peleshit duke e cilësuar si provokator të qytetarëve.

“Po bëni provokim jo ndaj opozitës, por ndaj qytetarëve. Nuk mund të bëheni mburojë e korrupsionit. Niko je damkosur sot pas Ramës si provokatori më i madh. Prania e ballukut në sallë kur duhet ti ishte dorëzuar drejtësisë, është krim nga ana juaj”, tha Blushi.

Ora 17:21
Sesioni i ri parlamentar, Peleshi: Shqipëria në fazë të re, integrimi kërkon konsensus të gjerë! Opozita kaos në sallë

 

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi mbajti fjalën e tij në fillim të sesionit të ri parlamentar.

Peleshi deklaroi se do vazhdojë ta kryejë detyrën e tij me paanësi dhe shtoi se tashmë Shqipëria ndodhet në fazë të re, sa i përket procesit të anëtarësimit në BE.

Sipas Peleshit, integrimi i vendit kërkon konsesus të gjerë. Opozita shkaktoi kaos në sallë.

“Si kryetar i Kuvendit do të vazhdoj të ushtroj detyrën me paanësi. Europa ka qenë fokus kryesor i veprimtarisë sonë, Shqipëria është në fazë të re, nga proces integrimi në proces anëarësimi. Kjo kërkon konsues të gjerë. Objektivi ynë është i qartë, mbyllja e negociatave teknike në vitin 2027. Kuvendi mban gjallë ekuilibrat kushtetuese. Mbështetja ndaj drejtësisë mbetet e palëkundur. Sesioni që nisim sot, e para agjenda e integrimit europian, diplomacia parlamentare, mbikëqyrje më e fortë, një kuvend i hapur, 24/7. Na pret një volum i madh pune, është privilegj dhe përgjegjësi, ta afrojmë Shqipërinë me Europën. Kuvendi duhet të jetë më europian në etikë. Ju uroj punë të mbarë dhe suksese në këtë seksion parlamentar”, theksoi Peleshi.