Sezoni artistik, Teatri Kombëtar
pret katër trupa, ja shfaqjet e reja

Sezoni artistik, Teatri Kombëtar<br />pret katër trupa, ja shfaqjet e reja
TIRANE- Kjo fundjavë flet me gjuhën e aktrimit në kryeqytet. Teatri Kombëtar do të sjell mbrëmjen e së shtunës komedinë “Të gjithë burrat e Analizës” nga teatri “Petro Marko” nën regjinë e Roland Mingës dhe lojën e aktorëve Klodiana Keço, Artan Islami, Astrit Mamaj, Jorgaq Tushe dhe Ilirian Ali.

“Të gjithë burrat e Analizës” e autorit Luigi Lunari, është një vepër me dy akte kushtuar lirisë së individit, çlirimit nga rregullat e ngurta e të “trashëguara”, nga mënyra jetesë që kthehen në korniza të pacënueshme, ku dhe vetëm “krisja” mund të përbëjë revolucion më vehte.

Një vepër tjetër që do të përcillet në Teatrin Kombëtar bazuar në poemën “VRIMA” të Rita Petros dhe koreografi të Arian Sukniqit, është “Penetrimi i shpirtrave”, e cila ngërthehet bukur në skenë me interpretimet aktoreske. Të bëra bashkë, ato përcjellin një provokim seksual, por një mesazh ndërgjegjesimi për një realitet, të cilin në shumicën e kohës, njerëzit e anashkalojnë.

Komedia “Martesa”
Komedia e teatrit “Aleksandër Moisiut” të Durrësit u shfaq mbrëmë në skenën e Teatrit Kombëtar. Nën regjinë e Driada Dervishit, koreografi të Elton Cefës dhe lojës së aktorëve Sanie Hoti, Xhejn Fama, Mimoza Marjanaku, Adelina Muça, Amos Zaharia, etj erdhi loja e martesës.

Në një martese e kurdisur për interes nga mamaja e nuses, ku ndodhin plot të papritura. Një i ftuar  hyn  për t’a ndaluar kët Martesë, duke i treguar dhëndrrit nëpërmjet monologut se çfarë jete do t’a presë pasi të kalojë viti i parë i martesës. Një  vejushë elegante dhe plot sharm takon një pronar tokash dhe takimi përfundon në një duel! Një djalë i ri dhe i dashuruar vendos të propozoj vajzën e ëndrrave të tij për martesë. Në fund, si në fund të çdo dasme, në fakt si në fund të çdo shfaqje, reklektim mbi kohën që ikën dhe të bukurës që nuk qëndron...

Komedia “Të gjithë burrat e Analizës”
“Të gjithë burrat e Analizës” e autorit Luigi Lunari nga teatri “Petro Marko” do të shfaqet në datën 6 dhe 7 Qershor, ora 19:00. Komedia është një vepër me dy akte kushtuar lirisë së individit, çlirimit nga rregullat e ngurta e të “trashëguara”, nga mënyra jetesë që kthehen në korniza të pacënueshme, ku dhe vetëm “krisja” mund të përbëjë revolucion më vehte. Për më tepër, kur protagonist e kësaj “krisjeje” bëhet një femër, ajo shndërrohet në një të “çare”, atëherë liria kthehet në një kauzë, jo thjesht për gjininë, por për seicilin pjesëtar të shoqërisë. Liria e gjithëseicilit e bën shoqërinë evolucionare dhe të ndërgjegjshme për zhvillim.

Plurishoë “Penetrimi i Shpirtrave”
“Penetrimi i shpirtrave” është një tentativë e pazakontë skenike në historinë e premierave në Shqipëri, me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të balerinëve Altin Koruti dhe Aretia Notis(soliste të Teatrit të Opera dhe Baletit – Athinë).

I konceptuar si një plurishoë, me vlerën e një spektakli disadimensional, ai ka zgjedhur plastikën dhe energjinë e baletit për të përçuar tek publiku disa të vërteta, që ndonjëherë vështirësisht ia pohojmë edhe vetes. E ngritur mbi një frymëzim vargjesh të Rita Petros, koreografia moderne e Arian Sukniqit merr vlera të veçanta për zgjidhjen e situatave dhe përçimin e mesazheve të fjalës, me anë të lëvizjeve. Duke venë në qendër dy balerinë të Trupës Kombëtare të Athinës. Shfaqja do të vij për publikun kryeqytetas më datën 8 dhe 9 Qeshor, ora 20 : 00.

Komedia komike “Jashtë bie dëborë”
Për herë të parë trupa e Preshevës vjen në Teatrin Kombëtar me komedinë “Jashtë bie dëborë” me regji të Musa Isufit më datën 10 Qeshor. “Jashtë bie dëborë” është një komedi komike (groteskë) dhe bën fjalë për bashkëjetesën e detyruar të tre vëllezërve: Cico, Enzo, Stefano, protagonisti Cico, është një i sëmurë mendor.

Një vëzhgues sipërfaqësor mund të mendojë se Cico është një budalla i shkretë: i paaftë për veten e tij, plotësisht i ndarë nga realiteti, përkundrazi ai është një vëzhgues i mprehtë i realitetit që e rrethon, një zgjidhës gjenial i situatave të vështira, një person tallës i retorikës dhe i hipokrizisë njerëzore, pra një hero i ndryshëm. Janë situatat që rrjedhin nga sjellja e ndryshme, që bëjnë për të qeshur spektatorin.

Të bën për të qeshur tallja e njerëzve normale, që vë në siklet kur i dobëti ngre ndjenjat e fajit të normaleve. Në komedi nuk mungon një shije e thellë e hidhur, që në teatër i ka lënë spektatorit një shije të hidhur. Në këtë vepër të autorit Vicenzo Salemme që do të vij me regji nga Musa Isufi.

Veçoria e kësaj komedie qëndron tek personazhi Cicos si dhe tek dy vëllezërit tjere që mundohen Cicon ta shpien në spital psikiatrik dhe pastaj të ndajnë pasurinë që ua ka lënë nëna e ndjerë si trashigim. Nëqoftëse do të kërkojë një vepër të mirë që flet për fenomenin modern që po avanson me të madhe në realitetin shqiptar të ditëve të sotme zor se do të gjejë komedi më të mirë.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 6 Qershor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit