Sezoni i llixhave/ Mbi 30 mijë pushues në Peshkopi: Është shumë mirë, por ka fluks! Mjeku tregon vetitë kurative

Lugina e llixhave njihet ndryshe si lugina e shërimit. Ndodhet vetëm një 1 kilometër nga qyteti i Peshkopisë, rrëzë malit të Korabit, aty ku burojnë ujërat termale me përmbajtje kaliumi dhe sulfatesh sulfurore me temperaturë mbi 39 gradë Celsius.

Tetori është kulmi i sezonit, ç’ka e tregojnë dhe pamjet e Report Tv brenda qendrës balneare, ku qytetarët presin radhën për tu larë 10-15 minuta në vaska. Për shkak të mbingarkesës, disa detyrohen të bëjnë banjo termale gjatë natës.

“Ka fluks shumë dhe na takon me bo natën. Kur vjen natën, të çohesh në 2-3 të natës e të vish në mëngjes, ashtu vijmë ne se ne jemi afër”, shprehjet një prej tyre.

Përreth kësaj qendre është zhvilluar turizmi shëndetësor, ku janë hapur me dhjetëra hotele e shtëpi pushimi. Vizitorët shprehen të kënaqur me çmimet dhe kushtet.

“Kam pas probleme me kaviljet, supin dhe në krye të tre ditëve i kam eliminuar dhe tani hyp në majë të plepit.

Vuaj nga reumatizma, ftohje. Shumë mirë.

Kam 17 që jam duke i ndjek këtu.

Kishim pak dhimbje nga mesi, erdha. Sikur e shoh edhe parvjet edhe vjet edhe  sivjet, ma mirë nuk ka si me u bo zoti.

Krahas llixhave paradite, pasdite ne kemi argëtim. Deri në orën 7-8 kemi muzikë live” ”, shprehen turistët.

Llixhat e Peshkopisë njihen për fuqinë kuruese të disa sëmundjeve.

“Janë reumatizmat kronike në përgjithësi, reumatizmat degjenerative, poliartriti reumatizmal kronik, poliartriti reumatizmal kronik, spondiliatroza. Uji nëpërmjet prirjes mund të përdoret për stomakun, disa nga sëmundjet e lëkurës, siç janë ekzemat e ekzemat kronike. Përdoret shumë edhe për sëmundjet që kapin nervat periferikë”, shprehet mjeku Mentor Prifti.

Mjeku Mentor Prifti tregon për Report TV dhe rreziqet nga ujërat me përmbajte të lartë sulfatesh.

“Disa pacientë të cilët përveç sëmundjes reumatizmale, kanë bashkëngjitur edhe sëmundje kronike, hipertensioni i pastablizuar ose tensioni i lartë, hipertensioni i shoqëruar me sëmundjet e zemrës, kanë kaluar probleme me trombozat dhe kanë  varice. Këto persona i rekomandojnë të mos vijnë. Edhe po erdhën i kufizojmë ose ua ndërpresim”, vijon mjeku.

Në këtë qendër trajtohen rreth 2500 persona në ditë, ndërsa kapacitetet janë të pamjaftueshme për shkak se llixhat po frekuentohen përherë e më shumë.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meri: 16/10/2022 06:46

    Me shume i ngjan nji hani sesa nji llinxhe,nate e dite haper dhe pa asnji rregull.Mesoni nga vendet e tjera se si i kan organizuar llinxhat.Duhet te behet me vertetim nga Doktori i famijes ku te caktohet edhe data e vaitjes,per te shmangur gjithe kete rremije.Ketu nuk respektohet higjena personale,kush,dhe si pastrohen vaskat kur,ne çda 10-15 min futet nji person brenda?.Kthejani dinjitetin njerzeve,o pushtetar me brir...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion