Sezoni turistik, Ardi Veliu marrëveshje me homologun kosovar: Të parandalojmë aksidentet

Drejtori i Policisë së Shtetit së Shtetit, Ardi Veliu, dhe Drejtori i Policisë së Kosovës, Naim Rexha, nënshkruan sot Memorandumin e Bashkëpunimit “Për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor mes Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shtetit Shqiptar, në territorin e Republikës së Shqipërisë”, gjatë sezonit turistik 2018.

Ky memorandum ka qëllim vendosjen e bashkëpunimit konkret për parandalimin e shkeljeve administrative në fushën e trafikut rrugor, uljen e numrit të ngjarjeve rrugore dhe zbatimin me rigorozitet të legjislacionit rrugor për krijimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë qytetarët dhe përdoruesit e rrugës, që qarkullojnë në akset rrugore, që lidhin dy vendet.

Pas takimit dhe nënshkrimit të Memorandumit, 2 drejtorët, Veliu dhe Rexha, dhanë një prononcim për mediat:

Sot, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës nënshkruam Memorandiumin e bashkëpunimit për sezonin turistik ku si edhe në vitet e tjera, shërbimi policor i Kosovës do të jetë prezent së bashku me shërbimet e Policisë së Shtetit për sigurimin e akseve rrugore, njëkohësisht edhe disa zonave turistike, të cilat frekuentohen masivisht nga shtetasit kosovar. Kjo është një përvojë, e cila tashmë ka disa vite dhe është një përvojë shumë e mirë në drejtim të shkëmbimit qoftë të eksperiencave, por njëkohësisht edhe të parandalimit të aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në Shqipëri.

Drejtori Ardi Veliu

Gjej edhe njëherë rastin që të falenderoj Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, njëkohësisht dhe Policinë e Kosovës për kontributin që është duke dhënë në drejtim të sigurimit dhe mbarëvajtjes të sezonit turistik në vendin tonë.

Faleminderit për mundësinë, faleminderit i nderuar zoti Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, miku im Ardi! Me këtë rast dëshiroj të potencoj që qëllimin e kahershëm, të njëjtë me angazhimet tona të përbashkëta po e begatoj me modalitete të reja të ofrimit të shërbimeve të sigurisë në trafikun rrugor, dhe jo vetëm në trafikun rrugor, si hallkë e re shtesë të zinxhirit të gjatë të bashkëpunimit tonë të përbashkët me një model shtesë jashtëzakonisht të rëndësishëm të zvogëlimit të fataliteteve gjatë qarkullimit në rrugët publike si pasojë e aksidenteve të trafikut dhe ofrimit sa më të mirë të shërbimeve të trafikut të dy policive respektive, brenda afatave kohore me fokus të veçantë në mbulimin e tërë sezonit veror me këtë rast, gjithë pushuesve, përfitoj nga rasti t’ju dëshirojë pushime të këndshme dhe t’ju lus që t’ju përmbahen rregullave të trafikut rrugor dhe për çfarëdo nevoje që kanë kudo që gjenden në rrugë t’ju drejtohen zyrtarëve tanë respektiv të dy policive që janë në shërbim të tyre. Faleminderit!

Drejtori Naim Rexha

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb