Sezoni turistik, asnjë masë për evitimin e ujërave të zeza në plazhin e Durrësit

Bashkia e Durrësit po përgatitet për sezonin turistik dhe në kuadër të tij është zhvilluar një takim i zgjeruar në prefekturë. Ndonëse sezoni turistik nis në muajin qershor, institucionet e ndryshme që operojnë në Durrës janë vënë në lëvizje për të marrë masa në mënyrë që sezoni turistik të mos ketë probleme.

Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe drejtori i projekteve në ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit Albin Gega. Ai është shprehur se nisur nga vendimet e këshillimit të ministrave të miratuara për mbarëvajtjen e sezonit turistik, puna duhet të fokusohet tek eliminimi i ndotjes akustike dhe garantimi i sigurisë së jetës në plazhe.

Në lidhje me menaxhimin e vijës bregdetare, bashkia e Durrësit është përgjegjëse për mbarëvajtjen e  sezonit turistik nga Kepi i Rodonit deri  tek Shkëmbi i Kavajës. Por pikërisht në këtë pjesë është një kanal i cili hedh vazhdimisht ujëra të zeza, ndërsa për të nuk ka asnjë plan për t'u bërë evitimi i tyre.

Siç shikohet edhe nga pamjet ujërat e zeza dhe mbetje të ndryshme vijojnë të dalin në det duke kontaminuar të gjithë zonën. Për këtë problem i cili është i përvitshëm deri tani nuk ka asnjë përgjigje nga Bashkia e Durrësit.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!