Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale hapi 28 qendra shëndetësore verore, që do të ofrojnë shërbim shëndetësor 24 orë në 7 ditë të javës pranë zonave turistike. Ministrja Manastirliu inspektoi qendrën shëndetësore verore në plazhin e Divjakës, e cila është një prej 28 qendrave që do të ofrojnë shërbim pa ndërprerje gjatë sezonit turistik.
“Hapëm këtë vit 28 qendra shëndetësore pranë zonave turistike, për të garantuar shërbim shëndetësor 24 orë, për një sezon turistik të sigurtëpër të gjithë pushuesit. Për herë të parë këtë vit kemi shtuar si qendra 24 orëshe qendrën shëndetësore të Dhërmiut fshat si dhe qendrën shëndetësore Rrjoll, në zonën e Velipojës”, tha Manastirliu.
Qendrat shëndetësore verore të hapura nga veriu në jug të vendit, tashmë janë pajisur me barnat dhe materialet mjekësore bazë për rastet e urgjencave mjekësore. “Janë 132 mjekë dhe infermierë të trajnuar për çdo emergjencë, të cilët do të ofrojnë shërbim të specializuar në 28 qendrat verore, të cilat janë pajisur me të gjithë barnat dhe materialet mjekësore të nevojshme për të mbuluar sëmundshmërinë e stinës së verës dhe urgjencën mjekësore”, tha Manastirliu.
Ministrja deklaroi, se i gjithë shërbimi do të koordinohet nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore. Nëpërmjet numrit 127, do të adresohet çdo emergjencë shëndetësore. Përveç qendrave verore, të gjithë ekipet mjekësore në spitalet pranë zonave turistike do të jenë me shërbim të përforcuar si dhe shërbimi i autoambulancave dhe Njësia e Helikopterëve do të jenë në gatishmëri. Qendrat shëndetësore 24 orëshe pranë zonave turistike do të jenë të hapura deri më 15 Shtator. Gjatë vitit të kaluar, sipas ministrisë rreth 50 mijë pushues morën shërbim në qendrat shëndetësore verore, gjatë sezonit turistik.
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.6%
-
Jo
20.8%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 3942
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Interpelanca për vrasjen e 14-vjeçarit/ Zhupa kërkon dorëheqjen e Manastirliut: Sistem i dështuar! Ministrja: Ke hallin e karrgies, s’të ndihmojmë dot
12 Dhjetor, 11:08
-
Kuvend/ PS rrëzon me votë interpelancën me Ramën për 'Becchetin', e kërkoi PD! Spiropali: Eshtë shpifje! PDIU shpëton PS, votohen projektligjet
12 Dhjetor, 07:50
-
'Vrasja e Martinit u përdor politikisht', Rama në Fier: Institut për fëmijët në krime! Brenda dhjetorit kamera në klasa! Kontroll për çdo gjë metalike
30 Nëntor, 13:07
-
Fier/ Rama dhe Manastirliu me prindërit tek shkolla 'Janaq Kilica' për kufizimin e TikTok dhe Snapchat! Ministrja: Këto platforma sfidojnë mësuesit dhe ndikojnë tek shëndeti mendor
30 Nëntor, 12:05
-
Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë
26 Nëntor, 15:34
-
Protestë për vrasjen e Martinit para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e ministres! I pranishëm babai e gjyshi i 14-vjeçarit: Drejtësi deri në fund
25 Nëntor, 17:07
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor, 10:09
-
Kuvendi Kombëtar i Gjuhës, Emil Lafe: Duhet mbrojtje ligjore! Nesër publikohet drafti për Fjalorin e madh të Shqipes
21 Nëntor, 12:03
-
Vrasja e 14-vjeçarit, tensione në Kuvend/ Bardhi sulmon Manastirliun: Ja kanë shtruar muhabetit të treja si plakat, ajo është vrasëse! Dogjani: Ngrihuni t’i largojmë këta horra!
19 Nëntor, 18:10
-
‘Dy vite mësim me turne, fëmijët vijnë në shtëpi natën!’ Protesta në Golem të Lushnjes nxjerr në pah propagandën për ‘rilindjen e shkollës’
19 Nëntor, 08:38
-
Vrasja e 14-vjeçarit bëhet ‘mollë sherri’ në Kuvend/ Zhupa: Ministrja e Arsimit të japë dorëheqjen me turp, përgjegjës dhe ai i Brendshëm! Manastirliu: Të mos promovojmë gjuhën e urrejtjes
18 Nëntor, 15:21