Sfida me Poloninë, kryeqyteti në 'shtetrrethim'! Të gjitha masat e policisë

Sfida me Poloninë, kryeqyteti në 'shtetrrethim'! Të gjitha masat e policisë

Ndeshja e kombëtares shqiptare kundër Polonisë ditën e martë në stadiumin “Air Albania” ka detyruar policinë të shtoj masat për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka hartuar planin e masave, ndërsa konsistojnë jo vetëm në  ambientet e stadiumit, por dhe në një perimetër më të gjerë jashtë tij.

Nga ora 16:00 deri në përfundim të dneshjes do të ketë disa bllokime të rrugësh, ndër to rruga përreth stadiumit, rrugaët “Faik Konica”, “Dervish Hima”, “ Gjergj Filipi”, “Asim Zeneli”, “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”. Hyrja e tifozë do të bëhet duke filluar nga ora 18:00, ndërsa gjithçka do të monitorohet nga blutë. Po në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve para hyrjes në stadium për sende të kundërligjshme si armë, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike, e më gjerë. Çdo tifozë do të duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.


Lajmi kryesor:

Katar 2022/ 'Mund të bëjmë diçka që s'ka ndodhur kurrë', Berisha gati për Poloninë! Reja: Broja më produktiv si zëvendësues


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba