Sfidat e opozitës shqiptare për vitin 2020

2020 duket se do të jetë një vit shumë i rëndësishëm për opozitën shqiptare. Pas 2019 ku pas djegies së mandateve opozita e drejtuar nga kryedemokrati Lulzim Basha, ka ndryshuar strategjinë e saj. Pas rreth 30 protestave ne Tiranë dhe në rrethe opozita vendosi ndryshim strategjie, me prezantim konkret të programit opozitar.

Ka qenë vetë Basha i cili duket se ka ndryshuar qëndrimin e tij duke shpalosur programe konkrete për zgjidhjen e krizës politike në vend, jo vetëm atë sociale por dhe atë ekonomike. E ndërsa mazhoranca vazhdon e qetë qeverisjen e saj Basha shpalos programin e tij politik, ku protestat janë një emër që mesa duket opozita e bashkuar e ka harruar.

Duket se kryedemokrati Basha kërkon nga shqiptarët që ndryshimi i qeverisjes së vijë me votë të lirë pas dështimit që sollën protestat e filluara nga 16 shkurti. Dhe pse mbi 30 protesta të zhvilluar në të gjithë vendin, duket se opozita dështoi në aksionin e saj, pasi mazhoranca vijon e qetë që të qeverisë. Por aksioni opozitar e humbi vrullin dhe si shkak i tërmetit që goditi vendin në 26 Nëntor, ku opozita frenoi sulmet ndaj qeverisë dhe u ndodh pranë qytetarëve të prekur.

Jo vetëm me deklarata politike por dhe duke takuar banorët në terren pas ditëve të para opozita fajësoi qeverinë për keqmenaxhim të situatës pas tërmetit, ku u regjistruan rreth 51 viktima. Dhe pse vetë Basha mblodhi të gjithë strukturat më të rëndësishme të opozitës, kryesi, kryetar degësh dhe aleatë, ku  fajësoi qeverinë për banorët që vijojnë të qëndrojnë ende në çadra dhe hotele.

Nëse Basha do të ishte në pushtet a do të sillte të tjera mundësi dhe ndihma për banorët e prekur nga tërmeti? Por duket se ende politika shqiptare vijon që të jetë mjerane ku në raste fatkeqësie si kjo që kapi vendin, do të duhej që të ulej dhe të linte mënjanë mëritë politike. Për njeriun e rëndësishme është jeta dhe jo karrigia, është e ardhmja dhe jo e shkuara. Por ende politika shqiptare dhe pse në 2020 vijon që të ngrohë dhe të shohë karrigen e saj….

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • P tej: 04/01/2020 13:20

    O p o r d h i t e

    Përgjigju
  • linku: 03/01/2020 15:53

    Me kete lloj opozite e mbushur me llum, vrases dhe hajdute Edi Rama e ka te sigurt per shume kohe. Nga 38 vende te BE u pa qarte qe 35 vende e votuan perjashto ate qe eshte martuar me gjyshen dhe ca bishta ku dominon ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha