Sfidat e sigurimit të Energjisë Elektrike me kosto të ulët për klientët e kualifikuar

Sfidat e sigurimit të Energjisë Elektrike me kosto të ulët për klientët e kualifikuar

Prej vitesh, termi “Klient i Kualifikuar” ka vënë në pikëpyetje bizneset e lidhura në nivelet e ndryshme të tensionit mbi 0.4 kv, dhe çdo fillim viti rishfaqet gjithnjë e më i prekshëm për ta, edhe pse mbeten ende shumë aspekte për t’u zberthyer nga modeli i tregut, se si do të ndodhë realisht. Ligjërisht një “Klient i Kualifikuar” është “Një konsumator, që ka të drejtën sipas Legjislacionit në fuqi ose rregulloreve të  aplikueshme të  ERE-s, të zgjedhë  furnizuesin e energjisë elektrike, për energjinë  elektrike të  përdorur për nevojat e veta.” Kjo nënkupton të zgjedhë furnizuesin, me çmime të liberalizuara, dhe ky furnizues mund të jetë cilado kompani e liçencuar nga ERE si furnizues, me çmimet e rregulluara nga ERE (por jo Furnizuesi i Shërbimit Universal, që sot njihet ndryshe si OSHEE).

Me përafrimin e ligjit shqiptar të Energjisë Elektrike me Paketën e Tretë Energjitike të BE, miratuar me Ligjin nr. 43/2015, e në vijim me akte të shumta ligjore e nënligjore, është parashikuar dalja me fasha në këtë sistem të klientëve të kualifikuar sipas nivelit të tensionit që ata janë të lidhur, deri ne 0.4 Kv. Sipas kërkesave fillestare të ligjit, këta klientë duhet të kishin marrë statusin e klientit të kualifikuar jo më vonë se 31 Dhjetori i vitit 2017, por deri në 9 mujorin e vitit 2021, sipas Entit Rregullator të Energjisë Elektrike (ERE), klientët e Kualifikuar të lidhur në rrjetin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, kanë konsumuar rreth 62.000 Më, nga rreth 6.200.000 Më, që është konsumi total në vend, bashkë me humbjet, pra rreth 0.01%.

Prej Janarit 2022, të shumtë janë bizneset të cilët kanë marrë njoftime shkresore nga OSHEE, për të siguruar një furnizues në tregun e lirë. Patjetër që koha që ky proces të ndodhë, sa vjen e bëhet më e shkurtër, dhe për bizneset më e prekshme. Të shumtat janë pytjet se çfarë kjo nënkupton për mënyrën se si ato do të duhet të sigurojnë energjinë elektrike, proceset teknike, ligjore dhe administrative që duhen ndjekur, dhe mbi të gjitha për kostot që do të duhet të përballojnë dhe të parashikojnë në bilancet e tyre. Të gjitha këto çështje kërkojnë një trajtim të veçantë, të cilin do ta analizojmë në artikujt vijues. Në këtë publikim do të trajtojmë kostot dhe mënyrat e sigurimit të energjisë elektrike nga klientët e kualifikuar. Para se të kalojmë tek këto mënyra, po tregojmë një panoramë të kostove të energjisë elektrike në rajon dhe në vend.

Vjeshta e vitit që lamë pas e në vijim shënoi dhe çmimet me të larta të rregjistruara në histori, të energjisë elektrike, në të gjitha bursat e tregtimit nga kontinenti Amerikan deri në Azi, por mbi të gjitha në Europë. Sipas të dhënave të siguruara nga Bursa HUPX (Bursa Hungareze), që është dhe bursa referencë për tregun shqiptar, çmimet mesatare të energjisë elektrike janë 5-fishuar nga Janari në Dhjetor 2021. Po sipas të dhënave të HUPX, çmimi mesatar Eur/Mëh në dy javët e para të janarit 2022 ishte respektivisht 163 Eur/Mëh, java e parë dhe 250 Eur/Mëh, java e dytë. Të tilla diferenca volative nuk janë aspak normale në tregun e energjisë elektrike, dhe madje mund të konsiderohen deri diku spekulative, pavarësisht një numri të lartë faktorësh objektivë, të cilët kanë përcaktuar këtë rritje shekullore. Ndërkohë tarifat zyrtare të miratuara nga ERE për klientët fundorë, përfshirë dhe tarifat e rrjetit janë përafërsisht 105 Eur/Mëh për bizneset dhe rreth 73 Eur/Mëh për klientët familjarë.

Kjo barrë e kësaj diference çmimi prej qershorit 2021 e në vijim mbahet nga shteti shqiptar, i cili ende nuk e ka rritur tarifën për konsumatorin dhe kjo është për t’u përgëzuar. Këtë ngarkesë financiare, shteti shqiptar sot e mban dhe për të gjithë ato biznese, që sipas ligjit do duhet të kishin statusin e “Klientit të Kualifikuar”, dhe ta siguronin vetë energjinë elektrike.

Të riktheheni tani të konsiderojmë kostot e sigurimit të energjisë elektrike, si klient i kualifikuar. Të jesh klient i kualifikuar sot në kuptimin e kostos të sigurimit të energjisë elektrike, do të thotë që në rastin më të keq të sigurosh energjinë elektrike me kostot e bursës të HUPX, të paguash mbi këtë çmim tarifën e interkoneksionit, tarifën e transmetimit, tarifën e shpërndarjes, fitimin e furnizuesit, disbalancat e shkaktuara dhe sipas rastit, edhe tarifat e shërbimit të kompanive tregtare.

Tarifa e miratuar nga ana e ERE për transmetimin është rreth 6 Eur/Mëh, dhe ajo e shpërndarjes në nivelin e tensionit 20 Kv është 31 Eur/Mëh. Pra një energji e siguruar në bursën HUPX ndërmjet një furnizuesi në tregun e lirë e blerë me rreth 200 Eur/Mëh, do t’i kushtonte një “Klienti të Kualifikuar” në Shqipëri rreth 237 Eur/Mëh, pa llogaritur këtu fitimin e furnizuesit dhe disbalancat e mundshme. Pra 237 Eur/Mëh nga 105 Eur/Mëh që paguan sot. Diferenca financiare midis këtyre vlerave bie mbi tarifën e rregulluar të Shërbimit Universal, i cili është shërbimi që marrin klientët familjarë dhe bizneset e vogla jo-familjare të lidhura në nivelin e tensionit 0.4 Kv, shtresa vulnerabël, mbi konsumatorët e mbrojtur me ligj të cilët furnizohen nga Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU). Se sa e drejtë është kjo për secilën palë në nivelin makroekonomik, i takon politikëbërësit ta përcaktojë.

Patjetër që një klient i kualifikuar ka teoritikisht dhe praktikisht mundësinë që të sigurojë furnizim me energji elektrike me çmime shumë më të lira nga sa më sipër. Sipas të dhënave të bursës HUPX, në vitin 2020, çmimi mesatar vjetor i shitjes së energjisë elektrike në këtë bursë ka qënë 39 Eur/Mwh dhe në përgjithësi ky ka qënë trendi i kësaj burse, para krizës së shfaqur në gusht të vitit 2021. Me këtë çmim burse, energjia vjen deri tek klienti i kualifikuar në Shqipëri me vlerën e përafërt 76 Eur/Mwh, dhe duke llogaritur fitimin e furnizuesit apo dhe disbalancat, vlera do të varionte rreth 85 Eur/Mëh, vlerë e cila është e krahasueshme me çmimet që ata furnizohen sot. Kjo vlerë mund të jetë dhe më e ulët, nëse bizneset dhe linjat e prodhimit vendosin të punojnë në orare jashtë pikut, ku çmimi i energjisë është më i lirë si pasojë e kërkesës të ulur. Për ta shpjeguar më qartë: Në datën 08 Janar 2020, në orën H3, H4, H5 të mëngjesit, çmimi në bursën HUPX ka qënë mesatarisht 32 Eur/Mëh, ndërsa në orën H8, H9, H10, ka qënë 66 Eur/Mwh. Diferenca është më shumë se dyfish. Të jesh klient i kualifikuar të jep mundësinë të zgjedhësh të konsumosh në ato fasha të cilat janë jashtë pikut, kur dhe çmimi është shumë i preferuar.

Njëkohësisht, energjia për klientët e kualifikuar mund të sigurohet në tregun e brendshëm me çmime të konkurueshme, nga prodhuesit e pavarur, HEC-et që u kanë mbaruar kontratat e furnizimit me shtetin shqiptar, dhe mbi të gjitha nga investimet private në panele fotovoltaike, me një fuqi të instaluar deri në 500 Këp.

Sipas Raportit vjetor për vitin 2020 të publikuar nga ERE, prodhuesit e pavarur dhe prodhuesit me përparësi nga burimet hidrike dhe solare kanë arritur të prodhojnë një sasi prej 2.223.000 Mëh, nga 5.313.000 Mëh që janë prodhuar në total, ose rreth 41% të prodhimit total vendas. Sipas të dhënave të disponueshme, klientët ligjërisht të kualifikuar konsumojnë rreth 37% të energjisë totale në vend, në një vlerë prej 2.807.000 Mëh. Sasia e prodhuar nga prodhuesit e pavarur dhe ato me përparësi nga fillimi i vitit 2022, kur mbarojnë kontratat e para midis investitorëve dhe shtetit Shqiptar, dhe në vijim vit pas viti, do të jenë kapacitete të disponueshme për klientët e kualifikuar, me çmime edhe më të volitshme, se sa çmimet e bursës HUPX, pasi kjo sasi prodhohet në vend me kosto më të ulëta dhe pa kosto transmetimi në linjat e interkoneksionit.

Një opsion tjetër i preferuar me kosto të ulët për sigurimin e energjisë elektrike nga klientët e kualifikuar është dhe investimi në panele diellore deri në 500 Këp, pranë vendit të ushtrimit të aktivitetit. Sipas studimeve paraprake, deri në miratimin e një harte rrezatimi në varësi të pozicionit gjeografik, prodhimi nga panelet diellore llogaritet 1.4 Mb/Këp, ose në vlerë financiare nëse e llogarisim koston e furnizimit aktual të klientëve të kualifikuar prej 105 Eur/Mwh, do të prodhonte 147 Eur energji elektrike në vit, për Këp.

Një impiant prej 500 Këp, do të mund të prodhonte deri në 700 Mb energji, ose rreth 73.500 EUR energji elektrike në vit. Kostot e ndërtimit të paneleve diellore për Këp sot variojnë midis 800 – 1800 EUR/Këp, në varësi të cilësisë së paneleve, dhe volumit të projektit. Për rrjedhojë, investimi mund të shlyhet brenda 10-15 viteve, po ta llogarisim me vlerën e çmimit të rregulluar që furnizohen sot bizneset. Nëse kjo llogari do të bëhet me çmimet e bursës të HUPX sot, apo çmimeve të pritshme për vitet 2022-2023 që janë të parashikuara në vlerën e 180 Eur/Më, ky investim mund të shlyhet brenda 6-10 viteve. Kohëzgjatja e paneleve llogaritet mbi 25 vjet pune, pa nevoja për mirëmbajtje të kushtueshme. Ky model investimi, rrit njëkohësisht sigurinë e furnizimit për klientin e kualifikuar dhe e ruan nga rritja e çmimeve në bursë, siç po ndodh aktualisht, kur energjia ka arritur në rreth 250 Eur/Mwh.

Për këto arsye, është koha që klientët e kualifikuar ta peshojnë me seriozitet marrjen e masave të nevojshme për sigurimin e energjisë elektrike nga furnizues të tregut të lirë, dhe ta prodhojnë vetë një pjesë të saj, pasi procesi i daljes së tyre në tregun e lirë tashmë është një realitet i paevitueshëm./Bota.al

*Albi Gjenerali, Ekspert në fushën energjitike

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja