Shahini: Më shumë fëmijë me aftësi ndryshe që ndjekin shkollën, do shtojmë mësues- ndihmësit

TIRANË- 4400 nxënës me aftësi ndryshe janë ulur në bankat e shkollës, 1200 më shumë se vitet e kaluara dhe kjo arritje për ministren Shahini ka ardhur për shkak të shtimin të mësues-ndihmësve. Një shifër e tillë është bërë e ditur nga ministrja Shahini në interpelancën që ka pasur me mësues ndihmës e punonjës psiko-social, në fokus të së cilës ka qenë mbështetja e fëmijëve me aftësi ndryshe, në sistemin arsimor parauniversitar.

Nisur nga kjo, Shahini theksoi se ministria ka marrë vendimit që të punësojë rreth  60 mësues shtesë, kështu që numri i përgjithshëm pritet të arrijë në 1000, teksa  shtoi se në vijim do të bëhet plani për rritjen e numrit të mësuesve ndihmës sipas nevojave nëpër shkolla të ndryshme.

"930 mësues ndihmës në sistem dhe numri i tyre do të rritet vazhdimisht. Nga 3,200 nxënës me aftësi ndryshe, sot ky numër është rreth 4,400 nxënës. Politika për secilin mësues ndihmës në sistem do të vijë duke u shtuar gjithmonë nga viti në vit. Këtë vit do të jenë rreth 60 mësues shtesë, kështu që numri i përgjithshëm pritet të arrijë në 1000 mësues ndihmës. Në vijim, do të bëhet plani për rritjen e numrit të mësuesve ndihmës sipas nevojave nëpër shkolla të ndryshme", tha Shahini. 

Lidhur me pyetjen se çfarë do të bëhet në vijim me ato psikologë që më parë kanë punuar si mësues ndihmës, Ministrja Shahini u shpreh: "Për shkak të diskutimeve që kemi pasur javët e fundit, ne i kemi dhënë pak më shumë energji finalizimit të procesit të licencimit të mësuesve ndihmës. Dikush nga ky profil ose nga mësuesia që më pas ka bërë master në pedagogji speciale, duhet të kalojë nëpër procesin e licencimit për profilin “Arsim Special”, i cili do të punojë si mësues ndihmës duke u punësuar si mësues ndihmës nëpërmjet portalit “Mësues për Shqipërinë”.

Për gjithë ju që keni punuar në këtë fazë të ndërmjetme, do t’ju njihet si praktikë pune - e gjithë periudha që keni bërë në sistem. Unë mendoj që duhet prapë t’ju angazhojmë edhe në fazën e ndërmjetme me kontrata të përkohshme derisa të merrni licencën, në mënyrë që të na ndihmoni nëpër shkolla ku ende kemi nevojë për mësuesit ndihmës dhe nuk janë plotësuar vendet e punës, dhe të punoni afër fëmijëve me me aftësi ndryshe. Kjo është edhe risia kryesore që po e shpalosim këtu. Jemi gati me të gjithë elementët që kemi pasur nevojë t’i përgatisim për të licencuar mësuesin ndihmës dhe të kemi vërtetë persona të profilizuar dhe profesional në aspektin e ndihmesës që ka një nxënës me aftësi ndryshe brenda klasës".

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!