Shahini i përgjigjet Ademit: Ja pse DAR u zhvendos nga Shkodra në Lezhë

Vendimi i qeverisë për transferimin e Drejtorisë Arsimore Rajonale nga Shkodra drejt Lezhës ka qenë kryefjalë e dy ditëve të fundit. Lidhur me këtë ka pasur reagime të ashpra nga kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi. Për këtë arsye ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka sjellë argumente se përse është marrë ky vendim. Shahini është shprehur se kjo zhvendosje është bërë me qëllim që të mos ketë dy drejtori rajonale, në një qytet, nisur nga fakti që në Shkodër është vendosur Drejtoria Rajonale e shërbimeve shëndetësore.

"Themelimi i këtyre 4 drejtorive – me zyra në Lezhë, Durrës, Fier dhe Korçë - është bërë duke ndjekur modelin e Ministrisë së Shëndetësise dhe Mbrojtjes Sociale - rrjedhimisht vendimi është që mos t’i vendosim 2 drejtori rajonale në të njëjtin qytet. Për shembull, Drejtoria Rajonale e shërbimeve shëndetësore për veriun është në Shkodër, ndërsa ajo për arsimin është në Lezhë. Por Shkodra – si të gjitha bashkitë e tjera – do të ketë zyrën e saj arsimore që mbulon të gjitha shkollat e Bashkisë Shkodër. Pra ideja është që drejtoritë rajonale të shëndetësisë dhe ato të arsimit parauniversitar të jenë në qytete te ndryshme, në mënyrë që sa më shumë shërbime të jenë sa më afër qytetarëve", tha Shahini. 

Ajo ka theksuar se nuk do të ketë largime nga puna, por një riorganizim të stafit, por ka bërë të ditur, se do të ketë shkarkime të atyre drejtorëve, për të cilët ka informacione se kanë funksionuar në kundërshtim me rregullat. Në fund, ministrja ka prezantuar edhe ndryshimet që do të ndodhin në zyrat rajonale, me aplikimin e reformës në administratën publike.

"Në varësi të numrit të shkollave dhe mësuesve në bashkitë që mbulojnë zyrat arsimore, ato do kenë 6, 10, 14 apo 25 punonjës. Risia tek zyrat arsimore është se secila do të ketë një sektor me 3 apo 6 punonjës që do të merren vetëm me vlerësimin e cilësisë së arsimit në shkollë. Ky ka qenë një shërbim i munguar deri tani. Përmirësimet në kurrikula dhe tekste shkollore duhet që dikush t’i verifikojë nëse po zbatohen siç duhet në terren.  Mësuesit duhet të vlerësohen për punën që po bëjnë me nxënësit duke u vizituar periodikisht nga dikush që merret vesh në lëndën që ligjëron mësuesi. Dhe me ri-organizimin që po bëjmë, secila zyrë arsimore në nivel bashkie do të ketë mundësi të vlerësojë cilësinë e mësimdhënies në shkollë dhe të sugjerojë masa kur cilësia nuk është në nivelin e duhur. Këto 51 Zyra Arsimore do të menaxhohen nga 4 drejtori të vogla rajonale (me nga 15 punonjës) që kanë vetëm rol mbështetës dhe inspektues", tha Shahini.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK