SHBA/ 3 adoleshentë të vrarë dhe 15 të plagosur në një sulm me armë gjatë një shfaqje makinash

SHBA/ 3 adoleshentë të vrarë dhe 15 të plagosur në një sulm me armë gjatë një shfaqje makinash

Foto nga vendngjarja

Tre adoleshentë humbën jetën dhe 15 persona të tjerë u plagosën pas një sulmi me armë në Young Park, Las Cruces, New Mexico, të premten në mbrëmje, gjatë një shfaqje makinash.

Sipas shefit të policisë së Las Cruces, Jeremy Story, sulmi ndodhi rreth orës 22:00 me orën lokale dhe nisi pas një konflikti mes dy grupeve, i cili më pas përshkallëzoi në të shtëna me armë.

Viktimat janë dy 19-vjeçarë dhe një 16-vjeçar, ndërsa të plagosurit janë të moshës nga 16 deri në 36 vjeç.

Policia nuk ka arrestuar ende asnjë person në lidhje me ngjarjen, por ka njoftuar se po ndjek disa pista hetimore. Shtatë nga të plagosurit janë dërguar për trajtim të mëtejshëm në El Paso, ndërsa katër të tjerë janë trajtuar dhe kanë dalë nga spitali. Gjendja e katër të tjerëve mbetet e paqartë.

Kryebashkiaku i Las Cruces, Eric Enriquez, e cilësoi këtë si një ditë të trishtë për komunitetin dhe bëri thirrje për unitet për të përballuar këtë tragjedi. Ndërkohë, guvernatorja e New Mexico, Michelle Lujan Grisham, shprehu shqetësimin e saj të thellë, duke theksuar se krimet e dhunshme në Las Cruces janë rritur me 46% krahasuar me një vit më parë.

Las Cruces ndodhet në skajin e shkretëtirës Chihuahuan, rreth 41 milje në veri të kufirit SHBA-Meksikë.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Mars, 23:36

    Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?



×

Lajmi i fundit

'Vlerë kishte rezultati', Kristjan Asllani: Shehu më ngjan në fushë, shumë teknik

'Vlerë kishte rezultati', Kristjan Asllani: Shehu më ngjan në fushë, shumë teknik