SHBA/ 3-vjeçari qëllon veten me armën e nënës

SHBA/ 3-vjeçari qëllon veten me armën e nënës

Mjekët duke transportuar në spital fëmijën

Një fëmijë 3-vjeçar ka qëlluar aksidentalisht veten me armën e nënës së tij, një oficere shkolle në SHBA.

Ngjarja ka ndodhur ditën e dielë (28 prill) në Florida.

Sipas policisë raportohet se fëmija kishte marrë armën dhe kishte plagosur veten në këmbën e majtë, në momentin që nëna kishte qenë duke gatuar.

Djali është dërguar menjëherë në spital dhe është në gjendje të qëndueshme shëndetësore. Ndërsa nëna është arrestuar pasi akuzohet për neglizhencë të fëmijës.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

Ardian Vehbiu: Mos ma prek Bubulinë

Ardian Vehbiu: Mos ma prek Bubulinë