SHBA - Agjentët e Agjencisë Kombëtare të sigurisë së transporteve (TSA) në aeroportin e New Orleans-it, në juglindje të SHBA-së, janë sulmuar nga një person ndërkohë që ishin duke bërë kontrollin e biletave. 

“Richard White, 63 vjeç, i dyshuari për këtë ngjarje ka goditur një prej agjentëve me një hanxhar duke e plagosur në krahun e djathtë dhe sulmoi edhe dy agjentë të tjerë me spraj për insektet”, kanë njoftuar forcat e sigurisë. 

I dyshuari u dërgua menjëherë në spital pasi u qëllua rëndë nga një polic, i cili e pengoi atë të largohej nga aeroporti. 

Të shtënat me armë në këtë aeroport shkaktuan panik tek personave e pranishëm në aeroport, ndërsa një udhëtar mbeti i plagosur lehtë në krahë nga një plumb. 

Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet se përse 63-vjeçari ka sulmuar agjentët e sigurisë.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)