Iris Weatherwax, 97-vjeç, nga Miçigan, SHBA, ka marrë diplomën e shkollës së mesme, 79- vjet pas përjashtimit nga shkolla.
 
Kur ishte nxënëse e shkollës së mesme në vitin 1938, ajo mbeti shtatzënë dhe për këtë arsye u përjashtuar nga shkolla dhe nuk srriti kurrë të regjistrohet përsëri, raportojnë mediat amerikane.
 
Drejtori i shkollës që përjashtoi Weatherwax, Eric Lieske, është shprehur se mosmarrja e një diplome të shkollës së mesme është keqardhje për çdonjëri, prandaj ai pranoi t’i jap zonjës një diplomë.
 
Ditën e mërkurë është miratuar kërkesa për marrje diplome, ndërsa ditën e premte ajo zyrtarisht mori diplomën e shkollës së mesme.
 
diploma

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com