SHBA - Drejtuesja e Administratës së Luftës kundër Drogës, (D.E.A) pritet të japë dorëheqje pas skandalit të zbuluar se në festat që bënin merrnin pjesë e tyre edhe prostituta.
Përgjegjësia për këtë skandal bie padyshim mbi shefen e DEA-s, Michele Leonhart. Drejtuesja e DEA, është akuzuar për keqmenaxhim dhe për këtë arsye muajin tjetër do të ndërpresë punën prej 35 vitesh në këtë agjensi.
Leonhart është vënë në presion të madh nga ligjvënësit e komitetit të Komitetit Mbikqyrës, pasi agjentë të D.E.A në Kolumbi kanë marrë pjesë në party me prostituta të paguara nga drejtuesit e karteleve të drogës.
Së fundmi, drejtuesja Leonhart, 59 vjeç, ka patur kundërshti dhe me Shtëpinë e Bardhë mbi politikën e legalizimit të marihuanës në shtetet si Kolorado dhe Uashington. Ajo e ka kundërshtuar fuqishëm një gjë të tillë pavarësisht deklaratës së presidentit Barack Obama se këto vende duhet të lejohen. Drejtuesja e D.E.A ka kundërshtuar gjithashtu uljen e dënimit për përdoruesit dhe shpërndarësit e saj.
Dorëheqja e Leonhart mund të ndez edhe një betejë për të gjetur edhe emrin e zëvendësueses së saj. Ndërkohë që liberal-demokratët i apelojnë Obamës që të vendosë një drejtues që të bëjë një ndryshim në ligjin për marijuanën, konservatorët janë kundër.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com