SHBA, babai vret 5 fëmijët 
trupat i hedh në qese mbeturinash

SHBA, babai vret 5 fëmijët <br />trupat i hedh në qese mbeturinash
Timothy Ray Jones nga Karolina e Jugut pranon se ka vrarë pesë fëmijët e tij të mitur, trupat e të cilëve janë gjetur të dekompozuar në qese mbeturinash pranë një rruge në Alabama.

Fëmijët, e moshës 2-8 vjeç janë raportuar të humbur të mërkurën e javës së kaluar kur nëna e tyre i tha policisë së nuk kishte kontaktuar me bashkëshortin e saj prej disa ditësh. Autoritetet policore gjetën fëmijët të varrosur pranë një autostrade në Alabama, pas një kërkimi intensiv të një dite më parë.

Zëdhënësi i departamentit të Sigurisë publike në Alabama thotë se Jones u gjet në një pikë kontrolli duke i dhënë makinës nën ndikimin e drogës, dhe madje ishte vetë ai që i çoi hetuesit tek trupat e fëmijëve.

Timothy Ray Jones ka pranuar vrasjen e fëmijëve duke mos dhënë asnjë motiv për krimin e rëndë. Jones kishte kujdestarin e përbashkët të fëmijëve me ish-gruan e tij. Pas kërkimeve, hetuesit gjetën edhe njolla gjaku dhe lëngjet trupore të fëmijëve në makinën e tij, të cilat ishin përpjekur të fshiheshin me zbardhues dhe acid klorhidrik. Ndërsa ajo çka u kishte thënë Jones fqinjëve ishte se po planifikonte një udhëtim me fëmijët jashtë vendit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Gjykata e Lartë greke ndalon garimin e partisë së ekstremit të djathtë, 'Spartanët', në zgjedhjet europiane

Gjykata e Lartë greke ndalon garimin e partisë së ekstremit të djathtë, 'Spartanët', në zgjedhjet europiane