UASHINGTON, 10 dhjetor /ATSH-AFP/ - Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry do të shkojë të dielën në Romë në kuadër të një takimi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu kushtuar Izraelit, Cisjordanisë, Jerusalemit dhe Lindjes së Mesme, njoftoi sot Departamenti amerikan i Shtetit.
Zëdhënësja e tij, Jennifer Psaki nuk ka dhënë detaje në komunikatën e saj në lidhje me datën e këtij takimi të parashikuar në kryeqytetin italian duke shtuar se kryeministri mund të shkojë në vende të tjera gjatë këtij udhëtimi tjetër.
Kerry dhe Netanyahu, të cilët flasin çdo ditë, janë parë për herë të fundit në mes të muajit nëntor në Amman.
Psaki nuk ka qenë shumë elokuente mbi përmbajtjen e takimit duke u kënaqur me citimin e disa çështjeve, mes të cilave zhvillimet në Izrael, Cisjordani, Jerusalem dhe rajon.
Kerry është nismëtar i rifillimit të procesit të paqes izraelo-palestineze në korrik të vitit 2013 dhe në prill të 2014. Pavarësisht dështimit, ai nuk ka braktisur kurrë idenë për një rifillim të dialogut të drejtpërdrejtë mes dy palëve.
Takimi Kerry-Netanyahu në Romë do të zhvillohet në një klimë tensionesh mes Izraelit dhe palestinezëve./
/ec/ a.jor.








