UASHINGTON - Sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kerry i bëri presion sot Kongresit duke i kërkuar që të autorizojë zyrtarisht presidentin Barack Obama që të nisë luftën kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri (ISIS).
"Rezoluta që i kemi propozuar Kongresit do t'i jepte presidentit një autorizim të qartë për të nisur një sulm të armatosur kundër ISIS-it dhe njerëzve apo forcave që e mbështesin", deklaroi Kerry para Komisionit të Punëve të Jashtme të Senatit, në krah të shefit të ri të Pentagonit Ashton Carter dhe gjeneralit të lartë amerikan, Martin Dempsey.
"Na duhet ky autorizim... pikërisht tani, pasi ISIS-i po tregon shenja dobësie dhe copëtimi", theksoi ai./ATSH/