Presidenti amerikan, Barack Obama u kërkoi sot me këmbëngulje senatorëve republikanë emërimin si ministre të Drejtësisë të Loretta Lynch 55 vjeçe, në vend që ta mbanin peng për shkaqe politike.
"Nuk mund të mbahet peng një ministër drejtësie i emëruar për shkak të problemeve të tjera", theksoi dje presidenti amerikan në një intervistë për gazetën "Huffington Post".
"Është posti më i lartë përsa i përket mbajtjes së sigurisë", shtoi ai.
"Lynch është jashtëzakonisht e kualifikuar. Askush nuk mund ta hedhë poshtë këtë", theksoi Obama.
"Madje republikanët e pranojnë që ajo ka qenë një prokurore e madhe. Integriteti i saj është shumë pozitiv", nënvizoi presidenti amerikan.
"Duhet të shkojmë përpara dhe të përfundojmë me këtë emërim", theksoi ai përsa i përket miratimit të kandidates së tij.
Obama emëroi Loretta Lynch, aktualisht prokurore federale në lagjen njujorkeze të Brooklynit, në fillim të muajit nëntor për të pasuar Eric Holder, i cili njoftoi në muajin shtator qëllimin e tij për të lënë këtë post që e mbante që prej vitit 2008./atsh/
/Shqiptarja.com