SHBA- Shtohet numri i viktimave nga rrëshqitja e dheut në Washington të SHBA. Sipas autoriteteve lokale numri i të vdekurve ka shkuar në 27 ndërkohë 22 persona të tjerë janë shpallur të humbur.

Qendra mjekësore e Snohomish County publikoi emrat e 18 prej viktimave ku më i vogli ishte një vajzë 4-muajshe e quajtur Sanoua Hjuestis ndërsa më i vjetri ishte një 71 vjeçar.
Më 22 mars pranë qytetit të Oso-s, në veri të Seattle u regjistrua një rrëshqitje dheu, 54 metra të thellë. Mbi 30 shtëpi në këtë zonë u shkatërruan plotësisht.
 
Më shumë se 200 punonjës të skuadrave të shpëtimit po punojnë për nxjerrjen e trupave nga gërmadhat. Kushtet e vështira atmosferike të ditëve të fundit kanë kushtëzuar operacionet e kërkimit.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)