Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadrin e luftës kundër ISIS kanë shpërndarë broshura nga ajri në Siri.

Sipas informacioneve të Pentagonit, "operacioni" i shpërndarjes së broshurave ku thuhet se ISIS është një makinë grirëse e njerëzve, është realizuar më 16 mars në jugperëndim të qytetit të Rakka-s.

Në këtë "operacion" u shpërndanë rreth 60 mijë broshura, ku ishte vendosur dhe numri i të vrarëve nga kjo organizatë që i kalon 6 mijë persona.

broshura

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)