SHBA, shqiptari i del makinës para
për të shpëtuar motrën e tij 9 vjeçe

SHBA – Një ambient festiv për rastin e festës së “Halloween-it” është kthyer në një skenë horrori. Kjo pasi makina e drejtuar nga 52-vjeçari Howard Unger humbi kontrollin duke hipur mbi trotuar dhe mori përpara prindër dhe fëmijë të cilit kishin dalë në rrugët e Nju-Jorkut për të festuar.
 
Mes tre viktimave, është një 24-vjeçar shqiptar, Kristian Leka. Gjithashtu e vdekur mbeti një vajzë 9 vjeçe dhe një 65-vjeçar. Ngjarja tragjike ndodhi të shtunën rreth orës 17:00 me orën lokale.

kristian leka
(Kristian Leka)
 
Ngjarja
 
Në momentin e aksidentit, Leka po shikonte motrën e tij të vogël, 9 vjeçe, Fiona. Vetëm pak momente para përplasjes, 24-vjeçari kishte ndërhyrë për të shpëtuar motrën e tij, kanë treguar dëshmitarët për “New York Daily News”. Fiona mbeti me një krah të thyer.
 
“”Makina erdhi shumë shpejt dhe ai e largoi motrën nga rruga”, tregon daja i tij,Lulsh Kanaj, 64 vjeç.
 
Ai e shpëtoi atë, por makina goditi 24-vjeçarin dhe e përplasi në mur. Koka e tij u dërrmua.

leka
(Leka me motrën dhe nënën e tij)
 
Një vajzë 3 vjeçe është në gjendje të rëndë, ndërsa një vajzë shqiptare 21 vjeçe, Greta Leka u dërgua në spital. Shoferi, gjithashtu u dërgua në spital.
 
Nuk është ende e qartë arsyeja e aksidentit, ndërsa policia po heton për shkaqet.
 
Para se makina të hipte mbi trotuar, shoferi kaloi një kryqëzim me semafor të verdhë dhe goditi nga pas një makinë Toyota, thotë policia.


aksidenti

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

‘Nuk më pëlqejnë burgjet belge’, kreu shqiptar i një bande në Britani nuk pranon deportimin: Kam djalin dy vjeçar këtu

‘Nuk më pëlqejnë burgjet belge’, kreu shqiptar i një bande në Britani nuk pranon deportimin: Kam djalin dy vjeçar këtu