SHBA sjell në Shqipëri ekspertin për fatkeqësitë natyrore, do ndihmojnë në vlerësimin e dëmeve nga tërmeti

SHBA sjell në Shqipëri ekspertin për fatkeqësitë natyrore, do ndihmojnë në vlerësimin e dëmeve nga tërmeti

Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar se një ekspert i fatkeqësive natyrore nga USAID ka mbërritur në Shqipëri për të ndihmuar në vlerësimin e dëmeve dhe identifikimin e nevojave prioritare për ndihmë humanitare.

"Qeveria e Shteteve të Bashkuara po vazhdon të mbështesë ndihmat humanitare në Shqipëri. USAID po bashkëpunon me Kryqin e Kuq Shqiptar për të siguruar rezerva emergjence për njerëzit e prekur nga tërmeti. Me financim të USAID, Kryqi i Kuq po shpërndan artikuj jetikë humanitarë, si batanije dhe paketa higjenike, në vendet e prekura më shumë. Zyra për Ndihmë të Jashtme në raste Fatkeqësish e USAID ka sjellë gjithashtu edhe një ekspert farkeqësish natyrore në Shqipëri, për të ndihmuar në vlerësimin e dëmeve dhe identifikimin e nevojave prioritare për ndihmë humanitare", thuhet në një postim në Facebook të ambasadës.

Lajmi kryesor:

DËMET/ Në Tiranë hiqen depozitat, nis shembja e oxhakut te Qyteti Studenti! Pallatet në Laç me dëmtime të rënda! 8 në Kurbin të pabanueshëm

G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?

×

Lajmi i fundit

'Në dokumentet e vetë Ministrisë së Mbrojtjes, që në shkurt 2002, doli në ballë të mashtrimeve për datën e çlirimit, 28 nëntori ‘44, figuron si datë e çlirimit të Shqipërisë'/ Polemika e historianit të njohur