Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një vizitë dy ditore, si i ftuar nderi nga “Grand Valley State University”, ku edhe ka përfunduar studimet, për të mbajtur një fjalim përpara 3 mijë studentëve në ditën e tyre të diplomimit.
Gjatë kësaj vizite, Veliaj zhvilloi një takim me homologen e tij, kryebashkiaken e qytetit të Grand Rapids, Rosalynn Bliss, me të cilën bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit mes dy qyteteve dhe për shkëmbimin e eksperiencave të suksesshme, veçanërisht sa i përket zbatimit të “Axhendës së Gjelbër”.
Kryebashkiaku i Tiranës e njohu homologen e tij, Bliss, me nismën e Bashkisë së Tiranës për projektin strategjik të Pyllit Orbital, që parashikon mbjelljen e 2 milionë pemëve të reja rreth qytetit, deri në vitin 2030, duke krijuar një kurorë të gjelbër.
Po ashtu, Veliaj foli edhe për vëmendjen e veçantë që i është kushtuar përmirësimit të transportit publik, si dhe ndërtimit të korsive të dedikuara për biçikletat. Ai tha se Bashkia ka hartuar tashmë edhe një masterplan të korsive të biçikletave për gjithë Tiranën, ku çdo investim i ri në infrastrukturë do të përmbajë edhe korsinë për biçikletat.
[gallery]22033[/gallery]
Dy bashkëbiseduesit theksuan nevojën e gjetjes së mundësive të reja të bashkëpunimit sa i përket shfrytëzimit të energjisë së rinovueshme, një çështje e cila po merr gjithnjë e më shumë rëndësi në të gjithë botën.
Në fund, Veliaj i dha kryetares së Bashkisë së Grand Rapids, Rosalynn Bliss, Kullën e Sahatit të Tiranës, si një vlerësim për mikpritjen që u është bërë ndër vite komunitetit të shqiptarëve që jetojnë atje.
Kryebashkiaku Veliaj, si ish student i “Grand Valley State University”, është një nga tre folësit e nderit në ceremoninë e diplomimit të 3 mijë studentëve atje.
Kjo nuk është hera e parë që ai vlerësohet si model nga universiteti “Grand Valley” në SHBA. Më herët, ky universitet, në faqen e tij zyrtare, i ka bërë një vlerësim tepër pozitiv kryebashkiakut të Tiranës.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
49.2%
-
Të gabuar
46%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 11059
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SKEDA/ Pyetjet dhe përgjigjet e procesit gjyqësor të Ervin Salianjit
27 Shtator, 18:59
-
Dënimi i Salianjit, avokati: Vendim politik, u dërgua në burgun e Fierit
27 Shtator, 18:57
-
Jakin Marena: Salianji në burg, tremben Berisha e Meta, erdhi radha?!
27 Shtator, 18:44
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Izraeli sulme të reja në jug të Bejrut-it! Media: Objektivi ishte lideri i Hezbollahut (VIDEO)
27 Shtator, 18:30
-
Këshilltari i Orbanit: Hungaria me gjasë s’do t’i rezistonte një pushtimi rus
27 Shtator, 18:09
-
Idajet Beqiri: Salianji bëri akt të turpshëm! Ndryshuan zërin dhe ofruan 300 mijë euro! Si nuk u skuqet faqja?
27 Shtator, 18:02
-
Njihej për rolet e saj në 'Harry Potter' dhe 'Downton Abbey', ndahet nga jeta aktorja Maggie Smith
27 Shtator, 17:43
-
VIDEO/ Momenti kur Salianji dorëzohet në Policinë e Tiranës
27 Shtator, 17:40
-
Salianji dorëzohet në Policinë e Tiranës: Betejë që nuk përfundon, do t’i çmontojmë banditët
27 Shtator, 17:36
-
Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës
27 Shtator, 17:25
-
Salianji del nga selia e PD për t’u dorëzuar: Do përballem me regjimin aty ku e kanë kërkuar, refuzova ngujimin
27 Shtator, 17:23
-
Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës
27 Shtator, 17:16