Avokati i gjashtë oficerëve të policisë në Baltimore ndaj të cilëve rëndojnë akuza kriminale mbi rastin e vdekjes së të riut afro-amerikan, Freddie Gray, deklaron se ata “nuk kanë bërë asgjë gabim”.
Avokati Michal Davey tha se oficerët e policisë “kanë vepruar gjatë gjithë kohën me përgjegjësi dhe në përputhje me trajnimet e tyre”.
Më herët prokuroja e shtetit Marilyn Mosby, në Baltimore, tha se vdekja e 25 vjeçarit ishte vrasje dhe se arrestimi i tij ka qenë i paligjshëm.
Vdekja e të riut menjëherë pasi kishte qenë i arrestuar në rajonin e policisë së Baltimores, shkaktoi protesta të dhunshme në vend, duke detyruar autoritetet të shpallnin gjendjen e emergjencës dhe të vendosnin shtetrrethim.
Pas akuzave ndaj policëve të premten pasdite, në të gjithë Baltimoren nisën festimet si akti i parë i fitores ndaj dhunës së ashpër policore, që po kontestohet vazhdimisht nga qytetarët amerikanë me ngjyrë, si akte racore.
Protesta e vogël e organizuar më pas kërkoi gjithashtu faljen e të arrestuarve gjatë protestave të kësaj jave. Policia deklaroi se të premten ishin arrestuar 53 persona, pasi kishin thyer shtetrrethimin policor.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com