"Shef Kola arreston në flagrancë
Kimikatin"/ Foto

Kimikatin"/ Foto
">
Aktori i humorit në “Portokalli”, Florjan Binaj duket se e ka hedhur pas krahëve mosmarrveshjen që kishte me drejtuesit para fillimit të sezonit të ri të spektalit të humorit.

Tashmë ai është rikthyer duke bërë atë që di të bëjë më mirë, të aktrojë dhe të bëjë njerzit të qeshin.
Por përveç punës profesionale që bën Flori me rolet që ai luan, duket se ai ka një rol të rëndësishëm edhe në frymën e mirë brenda trupës së humorit në këtë spektakël.

Flori, ose shef Kola siç e njohim nga roli i policit është mjaft aktiv në Instagram me foto që publikon me kastën e aktorëve të “Porotkalli”.

Së fundi ai ka publikuar një foto teksa shihet në rolin e tij më të dashur për publikun, atë të policit së bashku me Xhodën apo polic Fatmirin ndërsa po bëjnë një “arrestim” në flagrancë dhe në këtë rast autori është Olsi Bylyku ose siç e njeh publiku “Kimikati”.

Të dy policët duket se e kanë mbërthyer “autorin”, i cili duket i habitur, ndërsa në krah të fotos Flori shkruan: “Dikush sot do futet brënda”.

Edhe në këtë foto nuk kanë munguar komentet pozitive për këta të tre që janë aktorët më të dashur për publikun.
 
 

Dikush sot do futet brënda💪🏻😎

A post shared by @florjanbinaj on

 


Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Përjashtimi i 24 deputetëve demokratë nga Kuvendi, Sula: Ky vendim nuk na tremb për të vijuar betejën tonë

Përjashtimi i 24 deputetëve demokratë nga Kuvendi, Sula: Ky vendim nuk na tremb për të vijuar betejën tonë