Shefi i CIA-s ngre alarmin: Rrezik i lartë për përshkallëzimin e luftës në Lindje të Mesme

Shefi i CIA-s ngre alarmin: Rrezik i lartë për përshkallëzimin e luftës në Lindje të Mesme

Shefi i CIA-s, William Burns

Shefi i CIA-s William Burns ka ngritur alarmin se rreziku për përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, është shumë real. 

Gjatë një konference në shtetin e Georgia, Burns vlerësoi se as Irani dhe as Izreli nuk e dëshironin një luftë të plotë, por se gjykimet e gabuara nga udhëheqësit, ose ngjarje të caktuara si sulme ushtarake që do të shkaktonin një numër të papritur viktimash, do të çonin situatën drejt shpërthimit.

“Ne përballemi me rrezikun real për përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit. Lindja e Mesme është një rajon, ku gjëra të ndërlikuara ndodhin gjatë gjithë kohës”, tha shefi i CIA-s.

Burns thotë se, një kombinim i ndarjes së informacioneve të inteligjencës mes SHBA dhe Izraelit dhe sistemet e integruara mirë të mbrojtjes kishin lejuar dështimin e sulmit masiv raketor nga Irani në 1 tetor.

Sipas mediave të huaja, sulmi sipas tij kishte ekspozuar kufizime në kapacitetet ushtarake të Teheranit, por megjithatë shtoi se këto kapacitete ishin të fuqishme mjaftueshëm, sa për tu marrë shumë seriozisht si nga Izraeli ashtu edhe nga SHBA.

Shefi i CIA-s pohoi se Izraeli i kishte shkaktuar dëme shumë të mëdha Hezbollahut, dhe se aktualisht ishte duke përgatitur hakmarrjen ndaj sulmit iranian. Por edhe pse ka shënuar një seri suksesesh takike, sipas Burns, sfida do të jetë ndërthurja e forcës me inteligjencën dhe diplomacinë për të arritur një armëpushim në veri të Libanit e po ashtu në Gaza.

Zyrtari i lartë që është përfshirë në negociatat për paqen dhe lirimin e pengjeve tha se me raste marrëveshja ka qenë shumë e afërt, por mbetej ende e paarritshme.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se TikTok do të mbyllet për një vit në Shqipëri, reagon platforma: Presim sqarime! 2 adoleshentët që u konfliktuan nuk kishin llogari te ne! Videot ishin postuar në një tjetër rrjet social

Rama njoftoi se TikTok do të mbyllet për një vit në Shqipëri, reagon platforma: Presim sqarime! 2 adoleshentët që u konfliktuan nuk kishin llogari te ne! Videot ishin postuar në një tjetër rrjet social