Shehi:Nëse Rama do fuste brenda
ca nga tanët do të më behej qejfi

Shehi:Nëse Rama do fuste brenda<br />ca nga tanët do të më behej qejfi<br /><br>
I ftuar në studion “45minuta” të gazetarit të Report Tv Denis Minga, kreun e LZHK Dashamir Shehi, i cili  foli për debatin në Kuvend për ndihmen ekonomike. Përsa i përket çështjes së lobimit rus për PD, aleati i PD kërkoi që Lulzim Basha të japë llogari dhe të jetë transparent. Ndërsa duke folur per tragjedine e Gërdecit, Shehi tha se do te deshironte qe kushdo qe ka bere ate krim te ndeshkohej. Gjithashtu ai theksoi se do te deshironte qe Rama te godiste te korruptuarit brenda se djathtes dhe nuk do i vinte aspak keq. Shehi shtoi se Rama sot ka gjithe kontrollin mbi prokurorine dhe mund te godase kedo, por sipas tij Rama nuk godet korrupsionin as majtas dhe as djathtas, pasi eshte vete i korruptuar. 

Kemi rritje të varfërisë, po të ishte për tu përmirësuar do të ishim më mirë, nuk po flasim për tu bërë të pasur por për të dalë nga varfëria. Në 5 vjet qe veria Rama ka përmirësuar 3 %, por sa duhet të rrijë Edi Rama në qeverisje qe të na përmirësojë? 40 apo 60 vjet? Azia është përmirësuar 15 %, ndërsa Shqipëria në mes të Europës nuk ka përmirësim. Para 10 viteve kemi bërë 1 studim me disa sindikata, nga duhen 15,600 lekë për frymë, po e indeksoj po them 170, pra 130 euro për person. Ky është minimumi jetik që i duhet një individi në Shqipëri, por është një shifër e papërfallueshme, sepse mundësitë tona ekonomike nuk e përballojnë. Qe do të thotë që një pjesë e popullëisë do vazhdojë të jetojë në varfëri. Nuk ka si del nese nuk ka punë apo zhvillim ekonomik, nuk e nxjerr dot as qeveria.

Duhet ta marrim seriozisht, të shohim sa lart është vija e kuqe dhe ne sa poshtë dhe sa lart jemi. Që të kalohet ajo shifër duhet ekonomi tjetër, të rritet ekonomia ne 6-7%, duhet të mos vidhet ekonomia, mos të shpërdorohet. Qeveria nuk ka mundësi se i bie qe të bejë një subvencion. Ka një buxhet që thjeshtë mund të shëebejë të rrisë pak asistencën , që ato para mos t’jua japë shokëve të tij. Si të thuash të krijojë një paqe sociale, mund të quhet graso sociale për të lubrifikuar klasat e kapitalizmit. E djathta pretendon të japë diçka më shumë se e majta. Ndryshe ka qënë politika e partisë Demokratike. PD ka përdorur 40% te buxhetit për të subvencionuar pensionet, për ndihmë sociale, kam qënë unë minster i Punës dhe i kam bërë bashkë me Bankën Botërore.

4-5 vjet që pensionet nuk rriten fare, me Berishën të paktën rriteshin diçka, ndërsa me këto nuk rritet as rrogat dhe as pensionet.
Kjo qeveri s’ka rrit asgjë. 20 mijë familje i ka përzënë nga skema e përkrahjes. 25% e meritonin për tu larguar, por jo të gjithë ato që hoqi Rama, kjo nuk është një dramë e madhe, puna është që Rama bën aksion, nuk respekton as shetin, as ligjin as asgjë. Kjo është mënyra që ai punon së bashku me qeverinë dhe admonistraën e tij.

Ka vënë të paguajë shqiptarët si europianë kur ne nuk kemi rroga si eurpoianë. Në këtë mënyrë hyjmë në nivelin e varfërisë, se disa mund të paguajnë, por jo të gjitha. Nuk ka nevojë të bëjë aksion, i ka vënë edhe një emër, “Reforma e ujit”. Përsa i përket lobimit rus, unë i kërkoj Bashës të jetë më transparent, skëmi asgjë për të fshehur. I kam kërkuar bashës të jetë më transaprent dhe më u vendosur dhe ta mbyllim këtë muhabet" tha kreu i LZHK 

e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja