Shehu: 6 muaj nga fillimi i epidemisë, asnjë përmirësim, terapitë intensive në kolaps

Shehu: 6 muaj nga fillimi i epidemisë, asnjë përmirësim, terapitë intensive në kolaps

Tritan Shehu

Pasi ditën e sotme u regjistruan 130 të prekur dhe 4 të vdekur, ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu thotë se janë shifra të frikshme me një numër të vogël testimesh. Ai thotë se duhen vënë në dispozicion të këtyre pacienteve ambientet kryesore të terapive intensive dhe më të kompletuara që kemi, duke filluar nga QSUT e në disa rrethe. Shehu falënderon të gjithë stafin mjekësor për sakrificat duke theksuar se qeveria po bën të kundërtën.

Postimi i plotë i Tritan Shehut:

Krahas numrit të lartë të të infektuarve, 130 me numrin shumë të vogël të testimeve 546 pra me një pozitivitet të frikshëm të tyre prej 24%, kemi dhe numrin shumë të lartë të pacientëve në terapitë intensive të dy spitaleve 23 me 7 të intubuar. Shifra këto tejet të rrezikshme, veçanërisht për gjendjen strukturale larg standardeve evropiane të tyre e numrin e pa mjaftueshëm të personelit atje ku është shpresa e fundit e “Jetës”. Së pari dëshiroj të bej një homazh të thellë për ata mjekë reanimatorë, specializante, infermiere, sanitare, të sektorëve mbështetës, për sakrificat që po kryejnë, devocionin e tyre qe po tregojnë, por që fatkeqësisht është diametralisht i kundërt me impenjimin e qeverisë. Kanë kaluar 6 muaj nga fillimi i epidemisë dhe nuk ka asnjë përmirësim substancial apo shtim të ndjeshëm sasior a cilësor në strukturë, pajisje e personel të ambienteve të reanimacionit, shkak ky i humbjeve të mëdha që kemi pasur midis atyre të sëmurëve rëndë, veçanërisht të intubuarve, gjë qe imponon:

Urgjentisht duhen vënë në dispozicion të këtyre pacienteve tepër të rëndë ambientet kryesore të terapive intensive dhe më të kompletuara që kemi, duke filluar nga QSUT e në disa rrethe. Duhen mobilizuar grupet më të mira të reanimatorëve aktivë në këtë përballje. Duhet mobilizuar e shtuar ndeshëm numri i personelit infermier në reanimacion, për të arritur në 1,5 infermiere për turn për pacientë, nga 0,5 që është aktualisht. Duhen pajisur reanimacionet me respiratorë nga më modernet, ECMO, monitorim hemodinamik, qendror, teknologji mbështetëse etj, në një kohë që dhe Scaner ekzistues qëndrojnë jashtë shërbimit. Duhen porositur sa më shpejt struktura të gatshme, komplete e të montueshme reanimacioni, tashmë me një kapacitet minimal 150 poste. Etj, etj. Të gjitha këto, që janë krejtësisht të realizueshme në një kohë rekord (ne 3-4 jave Italia aktivizoi 4000 poste te tilla, ndërsa Gjermania mbi 8000), janë kërkuar prej disa muajsh, por heshtja e qeverisë tashmë ka kaluar çdo kufi, veçanërisht në ketë situatë tejet të rëndë, që po keqësohet çdo ditë. Quo vadis, kështu, nqs kjo e keqe nuk ndalohet?!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip