Kureshtja rreth jetës së tyre personale ka qenë gjithnjë e madhe.
 
Zihen çdo të enjte në Kuvend, por krahas imazhit të vrazhdë që përcjellin, deputetët shqiptarë rezultojnë të jenë goxha romantikë.
 
Asnjë prej tyre nuk e ka harruar ditën e Shën Valentinit, pavarësisht se për mikrofonin e Report Tv pohojnë se dhuratat për bashkëshortet i kanë lënë për në darkë.

Çfarë dhurate keni bërë për Shën Valentin? Dhe a keni marrë?
 
Ervin Bushati, deputet i PS: Mendoj që të hamë një darkë me bashkëshorten. Kemi pasur edhe ditëlindjen e djalit dje, kështu që kemi dy ditë festë.
 
Gent Bejko, deputet i PS: Një tufë lule. Akoma nuk kemi marrë dhuratë, vetëm kam dhuruar.
 
Rakip Suli, deputet i PS: Akoma nuk e kemi bërë, tani do ta bëjmë se vlerësuam fillimisht punën në Komision. Nuk kemi marrë akoma asgjë.
 
Robert Bitri, deputet i LSI: Nuk kam marrë akoma dhuratë. Por sigurisht që do i bëj një të tillë gruas time. 

Kanë dalë të fituar këtë Shën Valentin shitësit e luleve që ofrojnë gjithashtu shërbime taksi.
 
Në të gjithë institucionet shtetërore përfshirë dhe Kuvendin, nuk reshtnin buqetat me lule për deputetët por dhe punonjësit e administratës.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com